Si të optimizojmë performancën e marketingut në mediat sociale nga Ljiljana Pavlovicova në AllWeb Macedonia - Business Magazine Albania

Si të optimizojmë performancën e marketingut në mediat sociale nga Ljiljana Pavlovicova në AllWeb Macedonia

~6 minuta lexim


Përpara këtij pozicioni, Ljiljana ishte në krye të ruajtjes së konsumatorit, duke drejtuar ekipin menaxhues Socilabakers Global Account.

Ajo është e apasionuar për të ndihmuar tregtarët në udhëtimin e tyre social të zotërimit të marketingut social.

si-te-optimizojme-performancen-e-marketingut-ne-mediat-sociale-nga-ljiljana-pavlovicova-ne-allweb-macedonia-businessmag

Liljana Pavlovicova nga Social Bakers mbajti një prezantim mjaft interesant në lidhje me optimizimin e performancës së marketingut në rrjetet sociale.

Ajo e nisi me një pyetje për audiencën: Sa buxhet mendoni që brandet po shpërdorojnë në social media?

44% – ishte buxheti që shpërdorohej pa asnjë efekt në rrjetet sociale çdo ditë. Pra pothuajse gjysmat e parave në Social Media shpenzohen kot.

Përse? Çfarë po bëjnë reklamuesit gabim? Zakonisht themi që “Content is the King” por, shpesh edhe pse kemi përmbajtje të mirë, nuk funksionon?

Për t’i dhënë përgjigje kësaj, duhet të përcaktojmë edhe definicionin e suksesit në një fushatë. Suksesi nuk është i lidhur vetëm me krijimin e kontentit të mirë. Përmbajtja e mirë nuk është mjaftueshëm. Ekziston një rrjedhë veprimesh që duhet të kryeni për të qenë të suksesshëm në fushatat tuaja në Social Media.

si-te-optimizojme-performancen-e-marketingut-ne-mediat-sociale-nga-ljiljana-pavlovicova-ne-allweb-macedonia-businessmag

Creation – Timing – Promotion – Results Tracking

Krijimi i përmbajtjes – Për të pasur përmbajtje të mirë, duhet të frymëzoheni nga kontenti që vërtet funksionon. Nëse shikoni poste që kanë performuar, merrni frymëzim nga ato. Qoftë nga konkurrenca, qoftë nga diçka tjetër.

CONTENT është monedha e Social Media-s. Përmbajtja e mirë të shpërblen.

Çfarë është përmbajtje e mirë dhe çfarë është e keqe?

Përmbajtja e mirë është ajo që performon shumë mirë në mënyrë organike, dhe bëhet virale. Ndërkohë që një performancë e keqe nuk arrin të performojë në mënyrë organike.

Përmbajtja e keqe i kushton kompanisë para dhe angazhim. Nëse një postim me përmbajtje të keqe shfaqet me pagesë tek audienca juaj, audienca mund të zgjedhë t’ju fshijë, ose të mos pranojë më postime nga ju. Pra dëmi është shumë më i madh përveç parave.

Timing – Kur është koha më e mirë për të kryer postime? Mendoni: kur është koha e duhur që audienca që synoni të arrini është para rrjeteve sociale? Mos pretendoni që ata jane duke pirë kafe dhe presin që ju të hidhni diçka. Analizoni kohët më të mira për target audiencën dhe në ato orë kryeni postime. Mos postoni në orare të kota.

Promotion Fillimisht, duhet të marrim parasysh çfarë platforme të zgjedhim për të promovuar, pasi janë shumë të tilla dhe nuk ekziston mundësia për t’i përdorur të gjitha. Facebook për shumë persona duket si zgjedhja parësore. Facebook është i mirë, por nuk mund të përdoret i vetëm për çdo objektiv të caktuar. Duhet të shikoni ku është audienca juaj dhe të vendosni cilat platfoma të përdorni. Tregohuni selektiv në to.

Promovimi, është pra postimi i kontentit me pagesë nëpërmjet boost ads apo mënyrave të ndryshme. Duhet patur parasysh të promovoni me pagesë vetëm përmbajtjen e mirë, tek audienca e duhur.
si-te-optimizojme-performancen-e-marketingut-ne-mediat-sociale-nga-ljiljana-pavlovicova-ne-allweb-macedonia-businessmag

Gabimi më i madh që disa kompani bëjnë është që e promovojnë menjëherë me pagesë përmbajtjen e tyre. Një mënyrë e mirë është ta realizoni një postim dhe ta lini online për të vëzhguar si do të performojë në mënyrë organike. Lëreni për disa orë. Nëse sheh që po performon shkëlqyeshëm, atëherë promovojeni duke investuar para tek ajo.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse nuk dështon ndonjëherë, atëherë nuk je inovativ mjaftueshëm.”
— Elon Musk
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0