Si të negociojmë me tipe të ndryshme klientësh? - Business Magazine Albania

Si të negociojmë me tipe të ndryshme klientësh?


Pavarësisht se në çfarë pune jeni, nëse jeni një menaxher marketingu apo një shpërndarës shumice apo një punë tjetër, ju do të përballeni me tipe të ndryshëm klientësh. Por disa prej tyre janë më të vështirë se të tjerët. Si mund ti trajtoni secilin prej tyre?

1. Klientët agresivë por pasiv
Keni patur ndonjëherë një klient të ri i cili do që ju të merrni drejtimin në një projekt? Ky klient mund të jetë shprehur se kompania “është duke kërkuar për ide të reja” ose “nuk janë të sigurt se ku duan të shkojnë”. Pavarësisht se ata, mund të duken si klienti i “ëndërruar”, sapo të filloni të punoni me këta klientë, ju do të zbuloni se ata kanë më shumë për të thënë se sa ju keni menduar në fillim. Prisni që këta klientë të kërkojnë dhjetëra rishikime dhe të hedhin plotësisht poshtë shumicën e ideve tuaja.
Megjithëse mund të jetë bezdisëse, mundoheni të jeni sa më shumë i durueshëm me këta klientë. Kur planifikoni kohën për çdo projekt, përpiquni të lini kohë extra për një rishikim, që të mos jeni i shqetësuar në fund.

2. Klientët të cilët ju ulin vlerat
Disa klientë ju marrin në punë, për të bërë punën për ta dhe më pas sillen sikur çdo gjë që bëni ju nuk ështe ndonjë gjë e madhe. Ata thonë se ata do të mund ta bënin punën tëndë shumë lehtë dhe bëjnë komente për faktin që merrni shumë para për shërbimet që ofroni. Ata me siguri do të bëjnë pyetje të shpeshta në lidhje me faktin se kur do të mbarojë projekti sepse mendojnë se puna që bëni ju nuk merr më shumë se disa minuta.

Për të negociuar me këta klientë, qëndroni të sigurt dhe të përgatitur. Mos i lejoni ata që të hedhin poshtë të gjithë punën tuaj dhe t’ju bëjnë të besoni se ajo nuk ka vlerë. Është në dorën tënde të tregosh vlerat e tua, kështu që përpiqu t’i tregosh rezultatet e arritura duke biseduar qetë. Nëse shikoni që klienti nuk po ju respekton atëherë do të jetë më mirë që të mos keni më kontakt me ta.

3. Klientët që dërgojnë email vonë në darkë ose në fundjavë
Disa klientë mendojnë se ju duhet të punoni për ata, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë. Ju mund të keni degjuar se dërgojnë email të shtunave në mëngjes ose kur ju sa keni rënë për të fjetur.

Për të negociuar me këta klientë, mos kini frikë për të vendosur kufinj. Kur ata ju dërgojnë një email në darkë vonë ditën e Premte, bëjani të qartë që ju nuk punoni në fundjavë dhe se ju e rifilloni punën të Hënën. Megjithëse mund të jeni në dispozicion të Shtunën dhe mund t’i ktheni përgjigje, mos e bëni deri ditën e Hënë. Diçka tjetër që duhet të keni parasysh është se nëse këta klientë e dinë se jeni gjithmonë duke e kontrrolluar emailin, atëherë ju do të humbisni kontrollin.

4. Klientët që “zhduken”
Disa klientë do të injorojnë email-et tuaja dhe telefonatave për javë me rradhe, për t’u shfaqur mbas disa kohësh, duke ju bërë pyetje, komente apo kërkesa. Megjithëse ky klient mund të dojë që ju të filloni menjëherë punë për të përballuar të gjithë kërkesat e tij, vendosni kufinj strikt. Nëse keni një kohë të përcaktuar prej 2 javësh për klientë të tjerë, zbatojeni atë edhe për këtë kleint. Mos bëni asnjë lloj përjashtimi për dikë, i cili nuk ka respekt për mënyrën se si bëni biznes. Sigurohuni që të ruani meszhet apo email-et që keni me këtë klient, në rast se ata ankohen se ju nuk jeni përpjekur t’i kontaktoni ata për një projekt të lënë përgjysëm.

Burimi: Shkruar nga Joel Goldstein dhe publikuar në lifehack.org 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0