Si të ndryshoni dhe zhvilloni më tej biznesin tuaj? - Business Magazine Albania

Si të ndryshoni dhe zhvilloni më tej biznesin tuaj?


Shumë kompani pësojnë një lloj të caktuar transformimi në jetën e tyre. Sipas Mitch Kapor (Programues), 15 deri 20 % e bizneseve kanë pësuar një ndryshim radikal, i cili i ka bërë ata të fokusohen më tepër në ato që duan të arrijnë. Por, si do të mund të arrini rezultatin që doni?

Lexo më tej për katër hapat që do të ndihmojnë në zhvillimin e biznesit tuaj më lehtë.

1. Bëni një vlerësim të biznesit tuaj rregullisht

Është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm se si gjërat janë duke shkuar në biznes. Fakti që ju mund të keni nevojë të merrni në konsideratë një ndryshim të drejtimit të punës nuk duhet të vijë si një e papritur – ju duhet të jeni në dijeni me gjithçka që ndodh në biznesin tuaj.

Duke vlerësuar biznesin e tij, themeluesi i Boatyard, Nathan Heber pa se ideja e tij për një platformë “peer-to-peer” për anijet me qera ishte shumë ‘e zakonshme’. “Unë kuptova shpejt se kjo gjë nuk do ta çonte biznesin tim në atë shkallë që unë kërkoja të arrija. Përveç kësaj, të tjera startup-e për anijet me qera u përhapën në atë periudhë dhe ishte një treg mjaft i vogël i cili po popullohej shumë”, thotë ai.

“Me Boatyard, kisha konceptin se do ta ktheja atë në një biznes 100 milionë dollarë. Megjithatë, duke përparuar, u bë e qartë për mua se kjo nuk do të ndodhte me mënyrën si e kisha krijuar biznesin. Më duhej të merrja një vendim të vështirë dhe t’i kthehesha gjërave nga fillimi. ”

2. Hartoni një plan dhe përcaktoni se si do të duket suksesi juaj

Pasi të keni kuptuar se biznesi juaj ka nevojë për ndryshim – për çfarëdo arsye – ju duhet të krijoni një plan se çfarë do të bëni më tej.

Neil Patel, bashkë-themelues i QuickSprout, Crazy Egg dhe Hello Bar, rekomandon që të mbani shënim të gjitha planet e mundshme që bëjnë të mundur arritjen e qëllimit tuaj, përpara se të vendosni se cilin nga ata do të vini në zhvillim. Më pas, ai thotë: “Duhet të jeni i detajuar aq sa mendoni ju se është e nevojshme. Nëse doni të shkruani një plan tërësisht të ri për biznesin tuaj, nuk është një ide e keqe. Megjithatë, mos harroni se kjo mund të jetë një nga shumë ndryshimet që do të bëni.”

Pasi të keni menduar se çfarë duhet të bëni, ju duhet të përcaktoni se si do të duket suksesi për këtë ide të re. Patel thotë: “Vëzhgimi i numrave është e vetmja mënyrë për të kuptuar nëse duhet të bëni ndryshime sërish apo jo. Cilët numra nuk jeni duke shikuar? Ky hap duhet t’ju informojë. ”

3. Menaxhimi i rrezikut

Çdo ndryshim do të vijë me një nivel rreziku kështu që është e rëndësishme për t’a zbutur sa më shumë të jetë e mundur.

Aaron Scwartz, CEO dhe themelues i Modify, ka dy mënyra për të zbutur rrezikun e ndryshimit:

1. “Provojeni modelin e ri brenda faqes tuaj të vjetër. Në vend të investoni në kodimin e një faqe krejtësisht të re, zgjidhni përshtatshmërinë në të njëjtën markë dhe teknologji back-end, “thotë ai.

2. “Krijo një periudhë kohore të përcaktuar për t’a kuptuar atë. Ne kemi zgjedhur për t’i dhënë modelit të ri një testim prej një muaji dhe asnjë punonjësi nuk ju lejua të vendoste më shumë se 25% të kohës së tyre në të. Në mënyrë të ngjashme, ju duhet të përpiqeni të dini sa më shpejt nëse model i ri meriton një investim domethënës.”

4. Merrni ekipin tuaj në bord

Ndryshimi nuk do të ketë sukses nëse ekipi juaj është në anë të kundërt me të. Ju duhet të merrni kohë për të komunikuar me ekipin tuaj saktësisht planin dhe se si ajo do të ndikojë në punën e tyre.

“Ndryshimet janë shkatërruese për çdo organizatë dhe ato janë të suksesshëm vetëm nëse ekipet tuaja janë në bord,” thotë Tom Drummond, CEO i Heavybit Industries. “Menaxherët e mëdhenj do të përdorin këto ndryshime si një mundësi për të krijuar një dialog më të hapur me ekipet e tyre dhe për të rritur besimin e përgjithshëm dhe kënaqësinë e punonjësve në vendin e punës .”

Burimi: virgin.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0