Nga Marsilda Bialczak -Konsulente Biznesi dhe Marketingu
Ndërtimi i lidhjeve është një element thelbësor në rritjen dhe suksesin e çdo biznesi. Në një treg kaq të gjërë, ku konkurenca është e ashpër, të dallosh nga të tjerët kërkon më shumë sesa një produkt ose shërbim të mirë. Shpesh thuhet se “nuk është çfarë njeh, por kë njeh.” Kjo shprehje përkufizon në mënyrë të përkryer thelbin e ndërveprimit. Takimi me personin e duhur mund të çojë në mundësi të pafundme për ju dhe biznesin tuaj që ndryshe mund të merrnin vite për t’u krijuar.
Mendoni për këtë: Një bisedë e vetme mund të çojë në një partneritet strategjik, një investitor i interesuar për biznesin tuaj ose një mentor që mund t’ju udhëzojë në sfidat që doni të ndërmerrni. Potenciali për sukses përmes ndërveprimit është i madh sepse çdo person që takoni mund të jetë çelësi për të hapur një fazë të re në udhëtimin e biznesit tuaj.
Merrni pjesë në sa më shume evente biznesi pasi janë një vend perfekt për të krijuar lidhjet që kërkoni!
Si të ndërveproni në mënyrë efektive?
Ja disa këshilla për t’u siguruar që do të lini një përshtypje të mirë:
Jini të përgatitur: Para se të merrni pjesë në një event, bëni kërkime mbi pjesëmarrësit. Të keni një ide të qartë për ata që dëshironi të takoni dhe pse. Përgatitni një përshkrim të shkurtër për biznesin tuaj duke theksuar atë që ju bën unik në fushën tuaj.
Jini autentikë: Ka më shumë gjasa që njerëzit t’ju kujtojnë nëse jeni të sinqertë. Mos u përpiqni të jeni dikush që nuk jeni. Autenticiteti ndërton besim, që është themeli i çdo marrëdhënie te suksesshme biznesi.
Dëgjoni më shumë sesa flisni: Ndërsa është e rëndësishme të komunikoni mesazhin tuaj, është po aq e rëndësishme të dëgjoni. Tregoni interes për atë që të tjerët kanë për të thënë, bëni pyetje dhe angazhohuni në biseda kuptimplota.
Ruani lidhjen: Ndërveprimi nuk përfundon kur eventi mbaron. Dërgoni një email ose mesazh tek personat që keni takuar. Përmendni diçka specifike nga biseda juaj për t’i kujtuar se kush jeni dhe shprehni interesin tuaj për të vazhduar dialogun.
Bëhuni të dukshëm dhe aktiv: Nëse është e mundur, merrni pjesë në sa më shumë diskutime gjatë këtyre eventeve. Të qenurit i dukshëm dhe aktiv në komunitet jo vetëm që rrit ekspozimin tuaj por edhe iu pozicionon si një udhëheqës në industrinë tuaj.
Ndiqni në rrjetet sociale pjesëmarrësit: Pas mbarimit të eventit, shkoni në profilin e personave për të cilët keni interes dhe ndiqini ato, kështu mund të mbani gjallë marrëdhëniet që ju interesojnë.
Tregoni një histori të fuqishme
- Përdorni një histori suksesi për të ilustruar vlerën tuaj.
“Ndihmuam një prodhues mesatar të ulë kohën e ndërprerjeve me 30% duke përdorur analitikë parashikuese – kjo solli një kursim prej $500K në një vit.” - Bëjeni të rëndësishme për botën e tyre.
Nëse personi është themelues i një brendi DTC, flisni për menaxhimin e zinxhirit të furnizimit apo mbajtjen e klientëve. - Mbajeni të shkurtër dhe filloni me rezultatet.
Filloni me suksesin dhe më pas shpjegoni si u arrit. Jepni arsye që ata të kërkojnë më shumë.
Kontakti vijues me qëllim
- Dërgoni një mesazh personal brenda 48 orëve.
“Ishte kënaqësi të bisedonim në TechCrunch—këtu është artikulli që përmenda për ndërtimin e kulturës në distancë.” - Ofroni vlerë përpara se të kërkoni diçka.
“Përmendët se rekrutimi është sfidë—këtu është një rekrutues me të cilin kemi punuar me sukses.” - Bëjeni veprimin e ardhshëm të lehtë.
Shtoni një link për takim, ose sugjeroni një orar. Shmangni fraza të paqarta si “Më thuaj kur ke kohë.”
Vlera përtej lidhjeve: Mësimi dhe frymëzimi
Përveç krijimit të lidhjeve, eventet e biznesit janë të paçmueshme, për të mësuar aftësi të reja, për të qëndruar të informuar me teknologjitë e fundit dhe për të zbuluar strategji të reja marketingu dhe shitjesh.
Për më tepër, këto evente janë një burim motivimi dhe frymëzimi. Dëgjimi i historive të suksesit nga sipërmarresit e tjerë mund të rindezë pasionin tuaj për punën dhe t’ju japë inkurajimin që ju nevojitet për të kaluar sfidat dhe për të ecur përpara.
Nëse jeni gati të ndryshoni të ardhmen e biznesit tuaj dhe të punoni vërtet për të, atëherë👇🏻
Jemi të lumtur t’ju ftojmë në Eventin Virtual Networking që po organizojmë të Shtunën në datë 12 Prill në orën 19:00-22:00 (me orën e Shqipërisë) (ora 1:00pm-4:00pm me orën e New York) me sipërmarrësit shqiptarë.
Nëse jeni dhe ju një sipërmarrës dhe kërkoni të krijoni lidhje të reja apo synoni të hapni një biznes në të ardhmen, atëherë ky është eventi i duhur për ju. Ky event do ju japi mundësinë që të njiheni me shumë sipërmarrës të tjerë më të cilët mund të bashkëpunoni për idetë që keni apo thjesht mund ta përdorni si një mënyrë për të bërë biznesin tuaj më të njohur.
Cfarë përfitoni ju si anëtarë të eventit:
- Do të keni 5 minuta kohë secili për të prezantuar veten tuaj dhe biznesin që keni.
- Do të keni mundësinë për tu njohur dhe për të folur me sipërmarrës nga e gjithë bota.
- Mundësia për referenca.
- Do keni mundësinë për të mësuar më shumë rreth biznesit, marketingut dixhital dhe social.
- Do të merrni këshilla praktike biznesi.
- Do të ndaheni në grupe me sipërmarrës të tjerë për të rritur mundësinë e njohjes dhe krijimit të marrëdhënieve të ngushta
Biletat janë të limituara për shkak të formatit të eventit prandaj, nëse mendoni të merrni pjesë, rezervoni biletën tuaj tani.
Për të falenderuar Business Magazine Albania si media kemi krijuar një kupon ulje në vlerën 5 dollarë. Përdorni kodin ‘BMA5” në Checkout.
Biletën mund ta merrni duke klikuar në linkun këtu.
Vini Re!!
Pasi të keni blerë biletën, do ju dërgojmë një email me ftesën në Zoho Meeting (si Zoom), të cilën duhet ta pranoni duke klikuar “Accept” ose “Yes” në mënyrë që të shtohet tek kalendari juaj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.