Ketan Makwana, nga Enterprise Lab, folës ndërkombëtar, theksoi gjatë takimit me dhjetëra të rinj se një nga bazat për biznes të suksesshëm është ndërtimi i sistemit në sipërmarrje. Çdo biznesmen, që mendon se sipërmarrja e tij nuk mund të mbijetonte pa të më shumë se 6 muaj, nuk ka ngritur sistemin e duhur.
Edhe nëse flisni në vetën e parë, unë, unë, unë, nuk jeni aspak në rrugën e duhur sipas tij. “Ego është armiku i biznesit tuaj, ai e vret biznesin tuaj”, tha Makwana.
Sipas Ketan, një sipërmarrës i suksesshëm duhet të arrijë në atë nivel menaxhimi sa të vlerësojë kohën e tij dhe jo produktin. Ngritja e sistemeve, si në menaxhim, administrim, etj, nënkupton në mënyrë të pashmangshme fuqizimin e punonjësve, ndarjen e qartë të përgjegjësive të tyre dhe formimin e vazhdueshëm të tyre.
Bill Morrow, nga Angels Dan, një tjetër folës në seminarin e organizuar në bashkëpunim me New Media Communications, mendon se gjëja më e vështirë në një biznes, është pikërisht të qëndruarit në biznes. Ekspert në fushën e financave, ai u tregoi të rinjve sipërmarrës, se çdokush ka nevojë për financim, por mundësitë e financimit janë pikërisht atëherë kur pritshmëritë për rritje janë të mëdha. Por ka të tjera nevoja bazë për sipërmarrje të suksesshme, sipas Morrow, a) mentorim, b) përvojë. “Ajo çfarë ju vret në biznes, është pikërisht ajo çfarë nuk njihni” sipas tij.
Në këtë event, sipërmarrësit e rinj morën njohuri për ndërtimin e një startup-i dhe tërheqjen e investimeve. Disa nga pikat e seminarit ishin: vështrimi mbi udhëtimin sipërmarrës, vlerësimi i idesë dhe procesi i lançimit, procesi i auditimit se sa efektiv është startup-i juaj, procesi i kuptimit të gatishmërisë për investime, marrëveshje të sukesshme për të marrë investime si dhe investimet ëngjëll dhe financa alternative.
Çfarë është Enterprise Lab?
Enterprise Lab është një agjenci dinamike që mbështet bizneset dhe udhëheqësit e saj në përcaktimin e strategjive kyçe për rritje dhe prosperitet. Duke punuar në arenën e inovacionit, ajo ofron shërbime dhe zgjidhje për bizneset e të gjitha madhësive dhe liderëve të tyre, në mënyrë që të mund të vazhdojnë dhe të zhvillohen në industritë e tyre. Si agjenci vepron në shumë vende përmes rrjetit të ekspertëve, profesionistëve dhe partnerëve lokalë e ndërkombëtarë.
Në një botë konkurruese, ju duhet një avantazh konkurrues, sipas Enterprise Lab.
Ketan Makwana
Folës i mirënjohur dhe strateg biznesi, Ketan Makwana ka mbështetur fillimin e mbi 3500 bizneseve anembanë botës; si një autoritet kryesor në strategjinë e biznesit, Ketan ka punuar me qeveritë dhe ministritë në të gjithë botën në zhvillimin e ekosistemeve të ndërmarrjeve dhe programeve për prosperitet. Ketan ka qenë ish Këshilltar Special i Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për Politikat e Rinisë dhe Sipërmarrjes dhe bën pjesë në shumë borde këshillimore të bizneseve dhe institucioneve si MIT dhe British Council.
Bill Morrow
Që nga fillimi në fushën e financave brenda “Virgin”, Bill hyri në Bankën e Investimeve, në të cilën ka shitur biznesin e tij të parë në “Wall Street Bank”; pasi u tërhoq, zbuloi energjinë dhe pasionin për biznesin dhe financimin. Bill krijoi “Angels Den” në vitin 2007, i cili ka qenë rrjeti më i madh i Investitorëve Ëngjëll në Britaninë e Madhe. Mbi 92% e të gjitha bizneseve ku është investuar, janë ende aktive dhe në rritje. City AM e quajti Bill si figurën më të fuqishme të botës në financat alternative. Sot “Angels Den” ndihmon më shumë se 5,000 nisma në vit në 10 vende.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.