Si të mbani punonjësit në kohë të vështira - Business Magazine Albania

Si të mbani punonjësit në kohë të vështira

Ky vit ka qenë një periudhë me paqartësi për ekonominë. Nga inflacioni te problemet e zinxhirit të furnizimit e deri te lufta, duket se muajt e fundit kanë qenë gjithçka tjetër veçse të qetë. Dhe për fat të keq – por kuptohet – këto çështje po prekin fuqinë punëtore, duke bërë që shumë punonjës të kenë frikë për sigurinë e tyre në punë. Historikisht, frikërat për sigurinë në vendin e punës shpesh ulin motivimin e punonjësve. Kjo është arsyeja pse drejtuesit duhet të ndërmarrin hapa për të eliminuar ato frikëra dhe për të kultivuar një mjedis pune stimulues. Këtu janë pesë strategji për të motivuar punonjësit në kohëra të vështira

KOMUNIKONI SHPESH DHE JINI TRANSPARENT

Komunikimi i hapur është avantazh për të gjithë, por ndikon mbi të gjitha në moralin e punonjësve. Komunikimi është i rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve, veçanërisht te punonjësit. Duke qenë transparent dhe duke ndarë përditësime të rregullta e të sinqerta të gjendjes së kompanisë dhe industrisë, ju fitoni besimin e punonjësve, gjë që i motivon ata më tej. Drejtuesit shpesh e harrojnë rëndësinë e komunikimit të dyanshëm, por duke krijuar një marrëdhënie më të fortë të bazuar në besim, i bëni punonjësit të ndihen më të sigurt për gjendjen e kompanisë.

 

JEPNI NJË LEKSION, KUR ËSHTË E NEVOJSHME

Së bashku me komunikimin, vjen edhe feedback, si pozitiv, apo negativ. Është e rëndësishme që ekipi juaj të dijë se çfarë po bën mirë dhe çfarë duhet të përmirësuar. Nëse bëhet me respekt, njerëzit do të arrijnë rezultate më të mira herën tjetër. Drejtuesit duhet të takohen rregullisht me ekipet e tyre për të diskutuar projektet. Nëse ka probleme me dërgimin apo cilësinë, drejtuesit duhet të ulen me njerëzit e përfshirë dhe të diskutojnë. Cili është shkaku i këtyre pengesave. Identifikimi i problemeve dhe puna së bashku zhvillon një mjedis bashkëpunues dhe sjell rezultate më të mira. Feedback-u është i rëndësishëm pasi nxit vazhdimisht punonjësit të ndërmarrin rreziqe dhe të provojnë gjëra të reja, në vend që të kenë një qasje pasive ndaj punës së tyre.

 

KRIJONI VIZION ENTUZIAZMUES

Punonjësit duan një qëllim për ta rritur së bashku. Nëse nuk keni konsoliduar vlerat apo misionin, do ta keni të vështirë të bashkoni ekipin në një objektiv të përbashkët. Është e rëndësishme të zhvilloni vlera thelbësore që punonjësit t’i mishërojnë çdo ditë, sepse ata besojnë në to. Kur gjithë punonjësit bëjnë pjesën e tyre, kompania rritet deri sa arrin objektivat.

 

VENDOSNI OBJEKTIVA AMBICIOZË POR REALISTË

Shpesh kompanitë përpiqen shumë për të arritur objektiva tepër ambiciozë. Për të pasur sukses dhe për të rritur kompaninë tuaj, duhet të jeni ambiciozë dhe realistë.

Për këtë arsye duhet të analizoni të dhënat. Mblidhni të dhënat për të përcaktuar objektivat që mendoni se janë të përshtatshëm, por ju shtyjnë gjithsesi përtej kufijve të së mundurës.

Çfarë është më e rëndësishme, konsultohuni me ekipin për të dëgjuar mendimet e tyre në lidhje me qëllimet që dëshironi të vendosni. Bashkëpunimi është një mjet i fuqishëm për t’ju ndihmuar të kuptoni se cilat duhet të jenë qëllimet tuaja. Ekuilibri është çelësi – asgjë nuk e vret motivimin e punonjësve më shpejt sesa pritshmëritë e paarritshme, ose puna e padiskutueshme. Ju duhet të pyesni gjithashtu se cilat janë hapat e nevojshëm për të arritur objektivat. Çfarë duhet të realizojë çdo ekip për të arritur misionin. Pasi çdo ekip të kuptojë qëllimin e tij në misionin e përgjithshëm, ata do të ndihen të motivuar për të përfunduar pjesën e tyre.

 

SIGUROJUNI MBËSHTETJE NJERËZVE PËR TË ARRITUR KËTO OBJEKTIVA

Punonjësit meritojnë mbështetjen e kompanisë, si në nivel personal, edhe profesional. Por duhet të dini se nevojat e secilit janë të ndryshme. Për shembull jo të gjithë punonjësit janë të motivuar të punojnë nga ora 9:00 deri në 5:00, ndaj orari elastik është i rëndësishëm. Ndër të tjera, punonjësit kërkojnë mbështetje edhe brenda roleve të tyre. Kjo mund të përfshijë punësimin e më shumë punonjësve për t’i bërë ballë punës shtesë ose blerjen e softuerit për të thjeshtuar detyrat. Pavarësisht, sigurohuni që të pyesni punonjësit se çfarë u nevojitet për të pasur sukses. Qëndroni në harmoni me atë që po përjetojnë punonjësit tuaj, në mënyrë që të mund të përshtatni më mirë përfitimet dhe mbështetjen për nevojat e tyre. Në përgjithësi, drejtuesit mund t’i motivojnë punonjësit, duke e bërë vendin e punës të bukur nëpërmjet komunikimit, besimit, përfshirjes dhe mbështetjes. Këto cilësi do t’ju ndihmojnë të qetësoni njerëzit kur bota është plot me paqartësi.  Fast Company

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0