Forbes: Dhërmiu, ndër destinacionet më të mira europiane në 2025! - Business Magazine Albania

Forbes: Dhërmiu, ndër destinacionet më të mira europiane në 2025!

Forbes: Dhërmiu, ndër destinacionet më të mira europiane në 2025!

Organizata European Best Destinations (EBD) ka zbuluar raportin e shumëpritur mbi vendet më të preferuara për t’u vizituar këtë vit në Europë , bazuar në një numër rekord votash nga më shumë se 1.2 milionë njerëz në 158 vende. E krijuar duke analizuar mbi 500 destinacione, lista e re përfshin destinacione jo shumë të njohura, qytete bregdetare, vende me natyrë të mbrojtur, romantike, pushime në qytet, pushime familjare dhe ishuj ekskluzivë.

20 destinacionet më të mira europiane u zgjodhën për cilësinë e jetës, zhvillimin e qëndrueshëm, ofertën kulturore gjatë gjithë vitit, rritjen e popullaritetit në rrjetet sociale dhe njohjen e tyre ndërkombëtare. Monako kryeson listën me 115,891 vota – 98% e tyre nga turistët ndërkombëtarë, duke e bërë atë destinacionin më të miratuar globalisht në historinë e konkursit.

Monako

Monaco, elected European Best Destination 2025

“Ky destinacion me pesë yje me diell mishëron gjithçka, që udhëtarët kërkojnë në vitin 2025: luks, natyrë, mirëqenie, gastronomi, konservim, aktivitete sportive dhe shopping,” shpjegoi EBD. Riga, kryeqyteti i Letonisë, zuri vendin e dytë dhe u zgjodh gjithashtu si destinacioni më i mirë baltik, i ndjekur nga Dubrovniku dhe Cavtat në Kroaci, Madridi dhe Namur në Belgjikë në pesë vendet e para.

Riga, Letoni

City Hall Square in the Old Town of Riga, LatviaMe Amsterdamin, Olhão në Portugali, Ascona në Itali, Bath në Angli, ishullin e qëndrueshëm luksoz grek Antipaxos dhe Seviljen në Spanjë ndër të tjera, përzgjedhja e vitit 2025, sipas EBD, “reflekton në mënyrë të përkryer dëshirat në zhvillim të udhëtarëve modernë – një përzierje e pushimeve ekskluzive, thesareve kulturore, vendeve romantike dhe me diell”.

Lexo edhe:Plazhet më të mira në Shqipëri sipas CN Traveller

Dubrovnik & Cavtat

Dubrovnik European Best Destinations 2025

Dubrovniku, Kroaci, është një nga perlat më të çmuara të Europës. I njohur si “Perla e Adriatikut”, ky qytet i mrekullueshëm të magjeps me muret e tij të lashta, ujërat kristal të kthjellët dhe trashëgiminë e pasur kulturore, duke e bërë një destinacion të domosdoshëm për ata që kërkojnë histori, bukuri dhe relaks. Qyteti i Vjetër, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është një labirint rrugicash me kalldrëm, ndërtesash barok dhe shesheve plot gjallëri. Shëtisni përgjatë mureve të famshme të qytetit për të shijuar pamje mahnitëse të Adriatikut, eksploroni Kalanë e Lovrijenacit dhe Pallatin e Rektorit, ose bëni një udhëtim të shkurtër me varkë drejt ishullit të Lokrumit, një parajsë e qetë me kopshte të gjelbra dhe gjire të fshehta që presin të zbulohen.

Madrid, Spanjë

Pavement cafes in Madrid's Plaza MayorNga rrugët madhështore të Madridit te ujërat kristal të Antipaxos, nga pasuria kulturore e Rigës te eleganca e Monakos, përzgjedhja e këtij viti dëshmon se Europa mbetet kontinenti më i larmishëm dhe magjepsës në botë për udhëtime. Në vendin e njëmbëdhjetë është renditur Dhërmiu, i cilësuar nga EBD si “Parajsa e fshehur e Rivierës me diell, det dhe qetësi të Shqipërisë”.

Dhërmi, Shqipëri

Travel Guide to Dhermi, the Best Village on the Albanian Riviera

Çfarë thotë EBD për Dhërmiun: “Vizitoni bukurinë e paprekur të Dhërmiut, në Shqipëri, një thesar i fshehur në Rivierën Shqiptare ku ju presin ujërat kristal, plazhet befasuese dhe hijeshia mesdhetare.” “Relaksohuni në brigjet idilike si Dhërmiu dhe Drymades, vende perfekte për not, snorkeling ose shëtitje me varkë. Shëtisni në fshatin në kodë, me shtëpitë e tij tradicionale prej guri, pamjet mahnitëse të detit dhe kishat historike.” Gjithashtu, rekomandon “të shijoni ushqime të freskëta deti, vaj ulliri vendas dhe shije shqiptare në tavernat buzë detit, si dhe të pushoni në baret elegante në plazh ose të shijoni festivalet verore me DJ ndërkombëtarë. EBD e mbyll duke thënë se “Dhërmi është destinacioni perfekt mesdhetar”.

20 destinacionet më të mira europiane për vitin 2025 janë:

1. Monako
2. Riga, Letoni
3. Dubrovnik  dhe Cavtat, Kroaci
4. Madrid, Spanjë
5. Namur, Belgjikë
6. Amsterdam, Holandë
7. Olhao, Portugali
8. Ishulli Mljet, Kroaci
9. Lisbonë, Portugali
10. Antipaxos, Greqi
11. Dhermi, Shqipëri
12. Bath, MB
13. Folegandros, Greqi
14. Stamboll, Turqi
15. Eze, Francë
16. Ascona, Zvicër
17. Alesund, Norvegji
18. Cassis, Francë
19. Sevilje, Spanjë
20. Porto-Montenegro, Mali i Zi

 Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0