Si të lini një trashëgimi dhe të mbaheni mend gjatë?

Si të lini një trashëgimi dhe të mbaheni mend gjatë?


Këtë javën e shkuar njerku im ndërroi jetë. Ai ishte një veteran i Luftës së Dytë Botërore dhe një mjeshtër në qitje. Unë dhashë një elogji në funeralin e tij dhe më bëri të mendoja rreth trashëgimive, dhe rreth asaj se çfarë do të jetë trashëgimia ime. Çfarë do të thonë ata në funeralin tim, dhe çfarë do të thonë njerëzit për mua pas 200 ose 300 viteve?

Ne të gjithë lëmë një trashëgimi, disa pozitive, disa negative. Disa njerëz harrohen shpejt dhe disa të tjerë mbahen mend gjatë, trashëgimia e tyre ka një impakt aq të madh në ndryshimin e jetëve të njerëzve, saqë kujtohet gjatë edhe pas vdekjes së tyre. Kohët e fundit shkrova në Facebook që trashëgimia ime nuk do të jetë paraja ose suksesi, por ajo që të tjerët të kenë sukses për shkak të atyre që kam thënë ose shkruar unë një kohë.

Duke qenë një sipërmarrës, çfarë lloj trashëgimie kërkon të lësh? Duhet të konsideroni tre gjëra për të garantuar se trashëgimia juaj do të zgjasë:

1. Jini më të mirë
Edhe kur isha 16 vjeç më kujtohet kur i thosha mamasë sime, “Nëse ndonjëherë bëhem i madh, do të ndihmoj njerëzit.” Në jetën time, kam lexuar shumë libra dhe kam lexuar një mori seminaresh me qëllimin për të arritur potencialin tim të plotë dhe të bëhesha një njeri i cili mund t’u jipte të tjerëve. Sot unë jam ende duke punuar mbi vetëpërmirësimin tim. Tri herë çdo vit kursej kohë të punoj mbi vazhdimin e edukimit tim.

Investimi te vetja ime nuk më ka lënë kurë në baltë dhe më ka ndihmuar të arrij te potenciali im i vërtetë. Shumë gjëra kanë ndryshuar gjatë karrierës sime, por një gjë për të cilën kam qenë gjithmonë i interesuar është përmirësimi i vetes sime. Më kujtohet para shumë vitesh kur lexoja Andrew Carnegie, Clement Stone, Napolean Hill, Og Mandino, Zig Zigler, Earl Nightingale dhe të tjerë si këta. U zhyta në ato që kishin thënë dhe shkruar ata dhe më bënë më të mirë. Çdo njëri prej këtyre njerëzve ka lënë një trashëgimi pozitive për botën.

Nëse mund të bëni ndonjë gjë për të përmirësuar veten tuaj, bëjeni, pasi është hapi i parë për të lënë pas një trashëgimi.

2. Tregohuni të vërtetë
Unë e praktikoj shumë të folurin në publik. Nuk dua kurrë që t’i këshilloj njerëzit për diçka dhe më pas ata të dështojnë nëpër shtëpitë dhe bizneset e tyre. Kam bërë një premtim jete përsa i përket përmirësimit të vetes kështuqë ato që them duhet të jenë të vërteta.

Si mund të kuptosh ndryshimin midis një mashtruesi dhe dikujt që po tregohet i vërtetë? Kam vënë re se njerëzit e vërtetë zakonisht kanë biznese me shumë punonjës. Ata paguajnë taksat, punësojnë njerëzit dhe drejtojnë bizneset e tyre. Ata kanë produkte të prekshme dhe teknologji që janë të matshme dhe jo thjesht frymëzuese.

Nëse hidhni një sy “pas perdes” së dikujt që pretendon të ketë formulën sekrete, mund të zbuloni dështimin me të cilin po përballen në jetë. Nuk kam dashur kurrë të jem guruja që diçka bën në skenë, dhe diçka tjetër bën në jetë. Dua të jem i vërtetë. Për të lënë pas jush një trashëgimi të fuqishme, nuk mund të jeni mashtruesë.

3. “Hidhini dru zjarrit”
Është e pamundur të keni shumë dru në zjarrin tuaj. Biznesi juaj nuk mund të marrë kurrë shumë aksione ose të ketë shumë sukses. Mos u shqetësoni të keni shumë autoritet, të flitet ose të shkruhet për ju me patos të madh. Me çfarëdolloj zjarri, ju duhet të vazhdoni të shtoni dru për të mbajtur shkëlqimin dhe nxehtësinë. Fiksohuni te kjo pjesë, se si ta mbani ende zjarrin. Nëse nuk e bëni, do të kthehet në hi.

Hidhni dru në zjarr derisa ta bëni atë bubulak ose ta “shkatërroni” vendin. Mos pushoni dhe mos “e merrni lehtë”, dhe mos ndaloni kurrë. Zjarrit duhet t’i hidhet vazhdimisht dru, dhe kjo do të thotë shumë e më shumë energji, dhe në jetë dhe biznes, më shumë veprim. Është mit të besoni se njerëzit e suksesshëm duhet të fillojnë të “zmbrapsen.”

Dikush më ka thënë një herë, “Është e qartë se ke bërë mjaftueshëm para sa për të jetuar në mënyrë të rehatshme; çfarë kërkon më?” Përgjigjia për të është se unë dua të lë një trashëgimi dhe një gjurmë pozitive në planet. Obskuriteti vret. Ka shumë ide solide dhe produkte të mira por pjesa më e madhe nuk dinë si të marrin vëmendje dhe në këtë mënyrë zhduken. Të lini një trashëgimi do të thotë të mbaheni mend, jo të harroheni.

Nëse gjithmonë punoni për të përmirësuar veten, bëhuni autentikë, vini në praktikë gjërat që predikoni, dhe veproni masivisht duke shtuar dru në zjarrin tuaj pa ndalur dhe do të ndërtoni një trashëgimi që do ia vlejë të mbahet mend.

Suksesi është detyra juaj, obligimi dhe përgjegjësia!
Bëhuni të mëdhenj!

 

/Shkruar nga Grant Cardone, Publikuar në Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0