Si të kuptosh se është koha e duhur për të udhëtuar? » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 29/07/2017

Si të kuptosh se është koha e duhur për të udhëtuar?

Share
nga Anerola Torollari
Kor 29, 2017
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Udhëtimi është një formë arti dhe të gjithë duhet ta shprehin atë në mënyrën e vet, por shpesh pyes veten se si ta kuptoj se është koha për të bërë një udhëtim.

Kur është koha e duhur për të shkuar në një destinacion të ri, në një vend të ri apo për t’u kthyer në shtëpi?

Para një udhëtimi, pritjet bëhen më të padurueshme dhe me përgatitjen vjen besimi që mund ta bëni atë të ndodhë. Ju ndjeni të gjithë nervozizmin dhe gëzimin e një rishtari që niset për të lundruar, gati për të përjetuar jetën sikur të ishte për herë të parë.

Në mënyrë të pashmangshme ju largoheni nga jeta juaj, jetoni përkohësisht në një lloj gjendjeje të pezulluar dhe me kalimin e kohës krijoni një jetë për veten tuaj diku tjetër. Në një mënyrë apo tjetër, duke pasur parasysh kohën e mjaftueshme, ju do të “vendoseni” diku. Është e natyrshme të veproni kështu.

Të shkosh jashtë vendit: për të udhëtuar ose për të jetuar

Nëse po shkoni jashtë shtetit, duhet të shqyrtoni motivet dhe qasjen tuaj për të udhëtuar. Përkufizimi juaj i “përhershëm” do të jetë kur të gjeni një vend për të pushuar për disa netë.

Qëllimi në këtë rast nuk është që të njihni një vend sikur të jetoni atje, por të bëni aventura dhe të eksploroni vendin tuaj të zgjedhur, duke pasur parasysh sasinë e kohës që keni. Nuk ka asgjë të keqe me këtë. Zgjedhja juaj për të lëvizur është ndoshta shumë e thjeshtë – kur ju mërziteni, lëvizni. Nëse me të vërtetë ju pëlqen një vend, qëndroni më gjatë dhe thithni më shumë nga ai vend. Jini fleksibël me itinerarin tuaj dhe mos u mundoni ta tejmbushni atë.

Lexoni: Pse njerëzit inteligjent janë më të lumtur kur udhëtojnë vetëm?

Nëse planifikoni një lloj udhëtimi afatgjatë, ose jeni duke u zhvendosur jashtë vendit si një emigrant, atëherë vendimi juaj është pak më ndryshe. Ndryshe nga udhëtarët që fluturojnë, të cilët gjithmonë janë në lëvizje, emigrantët me vetëdije po kërkojnë të “vendosen” diku, qoftë për një kohë të caktuar ose të pacaktuar.

Kur gjatësia e kohës është e papërcaktuar ose keni fleksibilitet për të lëvizur në vende të tjera sa herë që dëshironi (siç është rasti me ata që punojnë remote), atëherë së shpejti do të ballafaqoheni me një zgjedhje nëse do të zgjasni apo jo qëndrimin tuaj jashtë vendit.

Ju duhet së pari të kontrolloni të mirat dhe të këqijat dhe të shihni nëse ka kuptim të qëndroni apo të lëvizni. Nëse keni punë dhe para dhe një vend të këndshëm në një zonë ku jeni të lumtur për të jetuar dhe keni krijuar një rrjet të mirë njerëzish përreth jush, atëherë keni disa arsye të mira për të qëndruar.

Në të njëjtën mënyrë, nëse nuk keni ndonjë arsye për të qëndruar diku, ose ju nuk e pëlqeni një vend, atëherë keni një arsye të fortë për të lëvizur. Nëse një vend tjetër po ju thërret dhe ofron më shumë në aspektin e mënyrës së jetesës suaj të preferuar, atëherë mund të jetë me vlerë të ndërmerrni një udhëtim për të parë nëse doni të jetoni atje.

Jetoni jetën që dëshironi të jetoni

Mbani mend, qoftë si udhëtar apo si emigrant, nuk jeni të detyruar të shkoni kudo. Shumë njerëz lënë qytetet apo vendlindjet e tyre për të bërë një ndryshim ose për “të jetuar në liri”. Gjithkush ka një përkufizim të ndryshëm të asaj që kjo do të thotë për ta, por një pjesë e saj sigurisht është liria për të jetuar një jetë ku dëshironi të jetoni. Nëse stili i jetesës suaj bëhet më pak i dëshirueshëm, ose një vend që dikur keni pëlqyer humbet vëmendjen e tij, ju mund të ushtroni të njëjtën liri për të shkuar larg.

Lexoni: CEO i paguan punonjësve të tij 2000 $ për të shkuar me PUSHIME

Përveç lëvizjes nga vendi në vend, ndonjëherë mund të dëshironi të shkoni në shtëpi. Më kujtohen ditët kur llogarisja orët e fluturimit për në shtëpi pas disa udhëtimeve të gjata dhe të lodhshme. Jeta e përqëndruar diku sjell komoditet dhe një ritëm të qëndrueshëm të jetës dhe na bashkon edhe me miqtë dhe ata që na interesojnë. Unë kam nevojë për atë herë pas here dhe nuk ka asgjë të keqe me këtë gjë.

Jeta ka ngritje dhe ulje dhe kudo që jetojmë në botë mund të presim t’i përjetojmë ato në një formë apo në një tjetër. Truku me të jetuarit jashtë apo me të udhëtuarit jashtë është që të kuptoni se kur koha juaj në një vend ka mbaruar, ose kur është vetëm fillimi…

burimi: SpendLifeTraveling