Si të keni një mëngjes më të mirë kur keni humbur një orë gjumë

Si të keni një mëngjes më të mirë kur keni humbur një orë gjumë


Nëse nuk po ndiheni mirë këtë mëngjes, nuk jeni të vetëm. Ju nuk duhet të flini pafund gjumë, pasi kjo mund t’iu çojë në humbje të produktivitetit, shëndet të keq madje edhe në vdekje.

Lajmi i mirë, siç vëren eksperti i gjumit Matthew Walker, është se trupi juaj përshtatet rreth një orë në ditë. Ekspertët thonë se do të jeni mirë brenda disa ditësh.

Megjithatë, si një sipërmarrës, ju doni të shpëtoni çdo minutë të gjumit të çmuar, që mundeni. Dhe ka hapa që mund të ndërmerrni sot për të kursyer ditën tuaj, për të duruar një ditë të tërë të lodhshme dhe të plogësht.

Lexo: 8 mënyra se si të bëni para ndërsa flini
Konsumoni sa më shumë proteina:

Sipas Klinikës Mayo, ajo që ju hani mund të ndikojë në rregullimin tuaj të kohës. Për ushqimin, ajo sugjeron të përqendroheni në ushqime me proteina të larta ose snack (mendoni arrat dhe avokadon) kur dëshironi të qëndroni më gjatë, rritni karbohidratet (si buka dhe pastat), nëse keni nevojë të qetësoheni më herët. Një këshillë, ju që konsumoni alkol, lëreni atë dhe zëvëndësojeni me fruta dhe ushqime të shëndetshme.

Lexo: 5 mënyra sesi të kaloni një fundjavë produktive dhe të ktheheni me energji në punë

Ruani monotoninë:

Në ditën tuaj të parë, që ju keni fjetur një orë gjumë më shumë se normalisht, mund të bëhet më vonë një rutinë e juaja. Ju konsumoni mëngjesin në 7 të mëngjesit dhe pini një filxhan kafe në 8 të mëngjesit. Mos u shqetësoni, nëse edhe sot që keni fjetur një orë më shumë, bëni të njëjtën gjë. Ndoshta trupi juaj mund të mos e dëshirojë këtë gjë. Do të ndjeheni sikur po konsumoni mëngjesin në orën 6 dhe po pini kafe në orën 7.

Shkenca thotë se qëndrueshmëria është po aq e rëndësishme gjatë natës. Të qenit në shtrat dhe të qenit gati për gjumë në orën 10 çdo mbrëmje, ju do bëni një gjumë më të thellë. Pse? Trupi juaj është përshtatur me rutinën, kështu që tashmë është duke u përgatitur të pushoni mirë. Përsëri ju mund të mos ndjeheni mirë, nëse shkoni një orë përpara për të fjetur gjumë, por sa më shpejt që të përshtateni me oraret e reja aq më mirë do të ndiheni ju.

Burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0