Si të fokusoheni tek gjërat tuaja në periudhë pandemie

Si të fokusoheni tek gjërat tuaja në periudhë pandemie


Kanë kaluar disa javë që jemi futur në realitetin e ri të qëndrimit në shtëpi, punës në distancë dhe lajmeve të vazhdueshme mbi COVID – 19. Duket sikur tashmë jemi mësuar ta pranojmë këtë. Për shumë nga ne, një nga gjërat më të vështira në këto momente është përqendrimi. Pra, gjetja e fokusit për të qenë produktiv.  Praktika e menaxhimit të vëmendjes është më e rëndësishme se kurrë më parë për të qenë të qetë dhe produktivë.

Praktikimi i menaxhimit të vëmendjes lidhet me mbajtjen e kontrollit të saj, qoftë nga shpërqendrime të jashtme, apo  nga mendime të brendshme, mendime të tepërta ose ankthi. Sa më të vetëdijshëm të bëheni për arsyet e shpërqendrimit, aq më e lehtë do të jetë t’i menaxhoni ato.

Lexoni: Shpenzimet “marramendëse” për sigurinë e Zuckerberg. Facebook harxhon 23 milionë dollarë

Ja se si  menaxhimi i vëmendjes mund të ndihmojë me arsyet kryesorë që ju shpërqendrojnë: fëmijët, punët dhe mendimet tuaja.

Fëmijët tuaj

Nëse keni fëmijë në shtëpi, mund të vendosni një fletë te dera, të shkruani se jeni i zënë dhe se nuk duhet t’ju ndërpresin, përveç rasteve të urgjencës. Kjo teknikë funksionon  për një periudhë kohe nga 10 deri në 60 minuta. Nëse duhet të kujdeseni për fëmijë të vegjël apo për persona që kërkojnë vëzhgim të vazhdueshëm, atëherë bëni një listë detyrash duke renditur ato që kërkojnë vëmendjen më të ulët me ato që kërkojnë përqendrimin tuaj maksimal.

Nëse keni një tjetër të rritur në shtëpi, atëherë punoni me “turne”, ku njëri të jetë përgjegjës për fëmijët ndërsa tjetri të punojë. Më pas, shkëmbeni rolet. Nëse jeni vetëm në një shtëpi me njerëz që kanë nevojë për kujdesin tuaj të vazhdueshëm, atëherë tregoni për veten të njëjtën dhembshuri që do t’i tregonit dikujt tjetër në të njëjtën situatë.

Lexoni: Pse Covid-19 po vë në rrezik shpëtimin e Notre Dame ?

Njohja e kufizimeve dhe përshtatja do të jetë një nga gjërat më të dobishme për ta përballuar këtë periudhë.

Puna juaj

Nëse jeni duke punuar, por vazhdimisht mendoni gjëra të tjera si: “Duhet të ndej rrobat”, “Duhet të bëj pazarin”, “Duhet të sistemoj dollapin”, atëherë kthejini këto në avantazhin tuaj. Shënojini në një listë të gjitha. Pastaj, caktoni një orar pushimi nga puna dhe në ato momente filloni  bëjini këto gjëra, duke i konsideruar si çlodhje.

Mendimet tuaja të vazhdueshme

Praktikimi i menaxhimit të vëmendjes do t’ju ndihmojë të kuptoni kur mendimet tuaja fillojnë t’iu shkaktojnë ankth. Një pandemi globale na bën të priremi drejt mendimeve dëshpëruese. Çfarë do të thotë kjo për punën,familjen dhe ekonominë? E vërteta është se ne asnjëherë nuk mund ta dimë me saktësi çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por lejimi i mendimeve tona negative, nuk është aspak i dobishëm.

Nëse keni menduar ndonjëherë të shkruani një ditar mirënjohjeje, tani do të ishte koha e duhur. Nuk është e nevojshme të shkruani gjëra të ndërlikuara. Çdo ditë shkruani tri gjëra poyitive të asaj dite.  Kjo do të ndikojë në humorin tuaj poyitivisht.

Duke bërë një shëtitje në mes të ditës së punës, duke u rilidhur me një mik të vjetër, duke vlerësuar një aspekt të veçantë të mirëqenies tuaj fizike – thirrja e vëmendjes ndaj gjërave të mira do të ndryshojë këndvështrimin tuaj. Edhe më mirë, ne duhet të shfrytëzojmë këtë mundësi për t’u shprehur më shpesh mirënjohje të tjerëve.

 

Harvard Business Review

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0