Si të dimë nëse dikush ka paguar për shenjën e kaltër në Instagram? - Business Magazine Albania

Si të dimë nëse dikush ka paguar për shenjën e kaltër në Instagram?

Përdoruesit e Instagram kanë vënë re një valë ikonash (tick) të kaltra që shfaqen pranë një numri profilesh në platformë, duke i lënë njerëzit të hutuar se si miqtë e tyre arritën në atë që ishte rezervuar më parë për yjet e famshëm botërorë.

Përkatësisht, Instagrami së fundi ka ndjekur hapat e Twitter duke ofruar një shërbim abonimi mujor prej 11,99 dollarësh, të cilin abonentët marrin një profil të verifikuar.

Instagram ofron një shenjë të kaltër falas për figurat publike, duke përfshirë profesionistë të ndryshëm, gazetarë, influencues dhe të famshëm, si dhe markat që plotësojnë profilin e platformës dhe kërkesat e përshtatshmërisë.

Profilet e tyre duhet të jenë autentike, unike dhe domethënëse, “ato duhet të përfaqësojnë një person, markë ose entitet të njohur, shumë të kërkuar”.

“Ne shikojmë profilet që shfaqen në burime të shumta lajmesh dhe nuk e konsiderojmë përmbajtjen mediatike të paguar ose të sponsorizuar si burime rishikimi”, u tha nga Instagram.

Pasi të verifikohen, figurat publike, të famshëm dhe markat që plotësojnë disa kërkesa të profilit dhe përshtatshmërisë nuk mund të ndryshojnë emrin e përdoruesit në profilin e tyre, dhe as të transferohen në një profil tjetër.

Nga ana tjetër, është Meta Verified, një model i ri abonimi që lejon çdo përdorues të Instagramit të paguajë çdo muaj për një shenjë verifikimi.

Siç duket aktualisht, Instagram përdori të njëjtën ngjyrë dhe dizajn si për përdoruesit me pagesë ashtu edhe për ata që nuk paguajnë, gjë që e bën të vështirë dallimin tek përdoruesit.

Është e paqartë nëse Instagram do t’i bëjë apo jo të ndryshëm në të ardhmen, dhe Meta sugjeron se i ndihmon njerëzit të kenë më shumë mbrojtje kundër imitimit dhe u jep atyre qasje tek një “person i vërtetë” nëse hasin ndonjë problem.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0