Si të bëni milionin e parë në mënyrën e Warren Buffett - Business Magazine Albania

Si të bëni milionin e parë në mënyrën e Warren Buffett


Përdor këtë këshillë të Warren Buffett që të mund të realizoni ëndrrën e të qënit milioner.

Nëse jeni duke kërkuar për këshilla financimi ose jeni duke u përpjekur për madhështinë financiare Warren Buffett mund të jetë modeli i përsosur për t’u ndjekur. I njohur për kompaninë e tij Berkshire Hathaway, Bufet zotëron një shumë neto prej më shumë se 80 miliardë dollarësh sipas Forbes, por i quajturi ndryshe Orakulli i Omaha-s nuk lindi me një lugë argjendi.

Lexoni : 3 këshilla nga Warren Buffett për çdo sipërmarrës

Deri në moshën 30 vjeçare arriti të bënte 1 milionë dollarë. Nëse kërkoni këshilla të mira për të bërë investime ose se si të bëni një milionë dollar, ai është modeli që duhet ndjekur. Nëse ndiqni këto këshilla nga Buffet, ju do të jeni në rrugën e duhur për të bërë milionin e parë.

Në pamje të parë, ndërtimi i një vlere neto prej $ 1 milion mund të duket i paarritshëm, por është më realiste se sa mendoni. Në fakt, ju nuk keni nevojë as për një biletë fituese llotarie, as për të ardhura që ju japin garanci të madhe që të mund të arrini këtë shumë.

Lexoni : 8 thënie motivuese nga Warren Buffett

Të ardhurat tuaja vjetore sigurisht luajnë një rol, por në të vërtetë mënyra se si i shpërndani paratë tuaja ka më shumë rëndësi se të ardhurat tuaja. Kur bëhet një planifikim siç duhet, kur ekziston një etikë pune e fortë, zakonet e shpenzimeve të përgjegjshme dhe investimi i suksesshëm mund të rrisin shanset tuaja për të arritur shifrën 1 milionë dhe për të shkuar më tej.

Arritja e këtij qëllimi do t’ju kërkojë të bëni disa sakrifica, por ndjenja e sigurisë financiare është pa çmim. Nëse doni seriozisht të bëheni milionerë, është koha të filloni të bëni disa lëvizje të mëdha.

Ndiqni rrugën e Warren Buffett përmes këtyre këshillave :

1. Zhvilloni si fillim një mentalitet sipërmarrës

Si i ri Buffett kishte aftësinë për të menduar jashtë kornizave dhe për të gjetur mënyra kreative se si të bënte para. Ai kishte një punë ku i duhej të shpërndante gazeta dhe kishte një biznes të pinball machine.

Kështuqë mësoni nga Buffett, nëse doni të bëheni milionerë qëndroni në biznes derisa të jeni të vjetër. Kërkoni për mënyra për të fituar më shumë para dhe sapo të keni fituar, krijoni një plan kursimi dhe filloni të investoni.

Sipas Joshua Wilson, një partneri në Fort Worth, Texas me bazë në Worth Pointe, ata që investojnë herët kanë tendencë të ruajnë më shumë, ata që investojnë herët priren të jenë më të ndërgjegjshëm dhe në fusha të tjera. Kanë aftësinë të kuptojnë se ku mund të bëjnë investime të mençura.

2. Ri-investoni fitimet tuaja

Nëse fitoni para nga një investim, riinvestojini ato, mos i shpenzoni për gjëra të kota. Ndërsa ishtë adoleshent Buffett së bashku me një mikun e tij blenë një makinë flipper-i për vetëm 25 dollarë. Fitimet e tyre i riinvestuan dhe arritën të kenë 8 të tilla. Kur partneriteti i tyre u shkëput Buffett investoi në biznese të tjera.

Neil Napier, CEO dhe themelues i KV Social, një kompani që ofron zgjidhje të marketingut të mediave sociale këshillon :

“Çdo muaj ruani 10-25 % të fitimeve tuaja dhe investojini në biznese të tjera. Sepse dhe nëse ndodh që një biznes të mos funksionojë më ju do të keni të tjerët”.

3. Shmangni borxhet e panevojshme

Ju mund ta njihni shprehjen : “ Ju duhet të shpenzoni para për të fituar para”. Krijimi i një kompanie kërkon një kapital të caktuar, për këtë arsye disa persona futen në borxh përmes kredive për të bërë investimet e nevojshme. Warren Buffett këshillon që të shmangni kreditë.

“Nëse jeni i zgjuar, do të bëni shumë para pa marrë hua,” vazhdoi Buffett. “Unë kurrë në jetën time nuk kam marrë hua një sasi të konsiderueshme parash”.

4. Nëse duhet të merrni patjetër hua, merrni sa më pak, me një normë të ulët interesi

Nëse po përpiqeni të bëni miliona dollarë dhe ju duhet të huazoni, merrni hua vetëm atë që ju nevojitet në një normë të ulët interesi fikse. Pastaj, paguani borxhin sa më shpejt që të mundeni.

5. Jetoni thjesht

Pyesni veten se si të bëni miliona si Buffett ? Përveçse të ndiqni strategjitë e tij të investimit mos harroni të bëni tuajën dhe stilin e tij të jetesës. Përgjithësisht njerëzit sa më shumë fitojnë aq më shumë shpenzojnë. Ata bëjnë pjesë të stilit të tyre të jetesës makina më të mira, shtëpi luksose të mëdha dhe pushime në vënde të shtrenjta. Por Buffett ka një qasje tërësisht tjetër.

Pavarësisht miliardave ai bën një jetë të thjeshtë dhe modeste.  Ai jeton në Omaha, Nebraska, në një shtëpi të thjeshtë të blerë për 31.500$, dhe në 2016 mori vetëm një rrogë bazë prej 100.000 $ si kryetar dhe shef ekzekutiv i Berkshire Hathaway.

Sa më shumë shpenzoni aq më shumë kohë do t’ju duhet të mblidhni shumën prej 1 milion dollarësh. Nëse jetoni thjesht dhe minimizoni shpenzimet, ka më shumë mundësi për të kursyer, investuar dhe fituar. Ju këshillohet të ndiqni stilin e jetesës së Buffett.

6. Asnjëherë mos ndaloni së mësuari

Nuk keni nevojë për një diplomë për të bërë miliona, por sipas Daniel Nyiri, CEO dhe themelues i kompanisë për trajnim personal 4U Fitness, ju duhet të ushqeni mëndjen tuaj. Kjo gjë mund të ju ndihmojë të kuptoni se si funksionojnë investimet dhe biznese të ndryshme. Buffet mund të jetë një gjeni investimesh, por kjo nuk e pengon atë të lexojë dhe të ndërtojë mbi atë që di.

“Buffet thotë se lexon të paktën katër orë në ditë”, tha Nyiri. “Nëse doni të jeni milioner duhet të jeni më të mirët në diçka, dhe mënyra e vetme për të ecur përpara është të ushqyeni mëndjen”. Më siguri një person i thjeshtë nuk e ka këtë kohë për të lexuar, por ju mundet që të mësoni sa më shumë të jetë e mundur përmes pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, si dhe të bëni kurse online.

7. Rrethojeni veten me njerëz që ju motivojnë

Buffett inkurajon që ta rrethoni veten me njerëz që janë më të mirë se ju.                                                                    “Zgjidh ata bashkëpuntorë sjellja e të cilëve është më e mirë se e juaja, kjo do të ju ndihmojë që dhe ju të ndiqni atë rrugë”. Njerëzit që ju rrethojnë mund të ju motivojnë për mirë ose për keq.

Që të mund të bëni gjëra të mëdha duhet të ndiqni si shembuj njerëz të suksesshëm. Kjo është arsyeja pse Buffett ndan miqësi me njerëz nga fusha e biznesit, siç është miqësia 25 vjeçare me Bill Gates.

Çështja është e thjeshtë : Për të bërë shumë para duhet t’i zgjidhni bashkëpunëtorët tuaj me mençuri. Kjo nuk do të thotë që të prishni marrëdhëniet me miqtë tuaj aktual, por siç sqaroi Nyiri, ju nuk mund të bëheni milionerë nëse qëndroni me njerëz që vetëm justifikohen ose që ju thonë se ju nuk mund ta bëni atë.

8. Mos i neglizhoni mundësitë

Për të krijuar milionin e parë mund të ju duhet të përballeni me shumë rreziqe dhe të dilni jashtë zonës tuaj të rehatisë, gjë e cila kërkon vetëbesim. Frika dhe dyshimi tek vetja në këtë rrugë mund të jenë një pengesë. Mundësitë e mira nuk ju trokasin çdo ditë. Lëvizjet e mira të Buffett janë një dëshmi se ai di t’i shfrytëzojë mundësitë. Ndërsa fliste me studentët e Universitetit të Georgia-s ai i dha atyre këtë këshillë : “Kapni mundësitë e mëdha në jetë”.

“Ne nuk bëjmë shumë gjëra në jetë, por kur zgjedhim të bëjmë diçka të madhe dhe të mirë , ne duhet ta bëjmë atë”- tha Buffett. “Edhe nëse përpiqeni paksa për ta kapur atë, është njëlloj sikur të mos keni bërë asgjë. Ju duhet ta kapni atë patjetër kur ajo vjen, sepse ju nuk do të keni 500 mundësi të mëdha”.

9. Bëni bilancin

Mes qasjes së tij të investimeve, filozofive të biznesit dhe stilit të thjeshtë të jetesës , “Orakulli i Ohamas” siç njihet dhe ndryshe, është një model i rëndësishëm financiar.Pas së gjithave, investimet e Buffett kanë shtuar miliarda në vlerën e tij neto.

Ai jo vetëm di si të fitojë para, por di dhe si të kursejë para. Ju nuk duhet të imitoni çdo lëvizje të tij, por nëse përfshini disa nga strategjitë e tij, ju mund të zbuloni një rrugë drejt lirisë financiare.

Burimi : Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0