Si të avanconi në karrierë kur punoni nga shtëpia - Business Magazine Albania

Si të avanconi në karrierë kur punoni nga shtëpia

Si të avanconi në karrierë kur punoni nga shtëpia

“Shumë njerëz janë të shqetësuar sepse, duke mos punuar në zyrë, nuk ndërveprojnë dhe nuk bashkëpunojnë me kolegët apo klientët, si më parë. Duket sikur jeta është në pritje në njëfarë mënyre” – thotë Dorie Clark, autore e librit “Entrepreneurial You”. “Është e vështirë të dish si të përshtatësh ritmet, pasi ka kaq shumë paqartësi”.

Më poshtë janë disa këshilla se si t’ia dilni mbanë:

Vijoni të njihni njerëz të rinj

Rrjeti është një pjesë e rëndësishme për të ecur përpara në karrierën tuaj. Por me mbledhjet e takimet ballë për ballë që për momentin nuk zhvillohen, takimi me njerëz të rinj do të kërkojë pak më shumë nismë. Mund të jetë e vështirë të kontaktosh dikë dhe të kërkosh një bisedë virtuale. “Jam një fanse e ‘krijimit të justifikimeve’”– thotë Clark në lidhje me kontaktin me personat.

Kjo mund të nënkuptojë të thoni se synoni të takoni një person të ri në javë dhe se personi që po kontaktoni është interesant apo se keni një ‘mik’ të përbashkët në LinkedIn.

Kjo ju ndihmon të shpjegoni marrëdhënien tuaj dhe të thoni atë që doni kur i drejtoheni dikujt. Për shembull, “jam i interesuar të di më shumë[rreth industrisë] dhe shoh që ju keni qenë një lider prej më shumë se një dekade – por do të më pëlqente të dija më shumë rreth rrugëtimit tuaj profesional”.

Kërkoni një vlerësim të rregullt

Vlerësimi ju ndihmon të identifikoni fushat e përmirësimit dhe pikat e forta dhe, duke u dhënë përparësi detyrave tuaja, do t’ju ndihmojë në rritjen profesionale. Kur merrni vlerësime të punës suaj nga drejtuesi vetëm një herë apo dy herë në vit mund të jetë shkuarajuese – gjë që është joproduktive për të dy palët.

Nëse ju merrni një vlerësim më të shpeshtë, do të jetë më pak se një gjykim mbi ju si një qenie njerëzore e më shumë mbi një aspekt të veçantë”– tha Clark. Por shumë drejtues nuk ndihen komod në dhënien e një vlerësimi.

“Duhet të jeni aktiv”– thotë Clark. “Shkoni tek ta pas një prezantimi dhe thojini: do të doja ta bëja prezantimin tim më të mirë në të ardhmen. A keni një vlerësim mbi këtë ose një gjë që unë mund të bëj ndryshe?” Sa më shumë biseda të tilla të bëni, aq më të lehta dhe më produktive do të bëhen.

Gjeni një mentor

Gjetja e një mentori mund t’ju ndihmojë t’u jepni përgjigje pyetjeve mbi karrierën, për të krijuar lidhje. Ai do t’ju udhëzojë dhe motivojë për karrierën tuaj. Kërkoni dikë që është një nivel mbi ju për të krijuar një marrëdhënie me të, këshillon eksperti personal i markës dhe karrierës, Wendi Weiner.

Lehtësoni punën e drejtuesit

Shefi juaj ka një rol të rëndësishëm në trajektoren e karrierës suaj. Mund të jetë më e vështirë të ndërtoni një marrëdhënie kur nuk keni takime të rastësishme në korridor apo ballë për ballë. Gjetja e një mënyre për të ndihmuar shefin tuaj mund t’i japë një impuls karrierës suaj në afat të gjatë, me më shumë mundësi në projekte të reja.

“Një tjetër pyetje do të ishte: cilat janë tre përparësitë kryesore këtë vit”– këshillon Dana Brownlee, autore e librit “The Unwritten Rules of Managing Up.”. “Duke zbuluar se çfarë është më e rëndësishme për ta, ju mund ta përdorni këtë gjë për të arritur shumë nga ato çfarë mund të bëni gjatë gjithë pjesës tjetër të vitit”. cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0