Java e punës 4-ditore është pilotuar në vende si Islanda, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara. Javën e punës 4-ditore është treguar se përmirëson ekuilibrin punë-jetë, redukton stresin dhe rrit produktivitetin. Ka prova që java 4-ditore e punës mund të përmirësojë gjithashtu barazinë gjinore. Në një eksperiment të vitit 2022 të javës 4-ditore të punës, burrat raportuan se shpenzonin më shumë kohë për kujdesin e fëmijëve dhe punët e shtëpisë, ndërsa koha e grave për këto përgjegjësi u ul.
Para pandemisë, një pjesë e vogël e kompanive, po eksperimentonin me javën e punës katërditore. Por tani, praktika po shkon drejt rrjedhës së zakonshme, me kompani si platforma e kërkimit Kickstarter dhe tregu online i veshjeve ThredUp, që po kompresojnë javët e tyre të punës.
Gjatë pandemisë, qeveria e Japonisë nxiti punëdhënësit të miratojnë një plan pune katërditor, dhe në Islandë, është normë, ku 86% e punëtorëve tani punojnë ose kanë mundësi të punojnë katër ditë në javë.
Punonjësit raportojnë përmirësim të ekuilibrit punë-jetë, më pak stres dhe burnout, si dhe produktivitet më të lartë. Por, provat kanë vënë në dukje një rezultat tjetër befasues: java katërditore e punës mund të përmirësojë gjithashtu barazinë gjinore.
Në vitin 2022, 33 kompani në gjashtë vende, përfshirë SHBA-në dhe Kanadanë, morën pjesë në një provë gjashtëmujore të javës katër-ditore të punës.
Sipas një sondazhi nga 4 Day Week Global, organizata jofitimprurëse që lehtësoi provën, punonjësit raportuan se përjetonin më pak burnout, kënaqësi më të lartë në jetë dhe punë, përmirësim të ekuilibrit punë-jetë dhe mirëqenie më të mirë mendore dhe emocionale.
Burrat raportuan se shpenzonin 22% më shumë kohë, për kujdesin e fëmijëve dhe 23% më shumë kohë në punët e shtëpisë, ndërsa koha e grave për këto përgjegjësi u ul.
Lind pyetja: Nëse java katërditore e punës mund t’i ndihmojë grate, të ekuilibrojnë jetën profesionale dhe personale, a mund të jetë një akt feminist zbatimi i javës katërditore?
Lexo edhe: Fëmijët e fiksuar pas kësaj lodre janë më inteligjentë
Fuqia barazuese e javës katërditore të punës
Javët katërditore janë tashmë normë në disa industri: Mjekët dhe infermierët e spitaleve, shpesh punojnë me orar të plotë për tre ose katër ditë, ose disa punëtorë të prodhimit, priren të punojnë me turne të zgjatura.
Por, punët e zyrës, ku puna nga e hëna deri të premten, 9:00 me 5:00, ka qenë rregull për 85 vjet, java katërditore e punës shihet si një revolucion.
“Nga të gjitha nismat në vendin e punës, që kam ndërmarrë në 10 vitet e fundit, kjo ka qenë më me ndikim”, thotë Dawoon Kang, bashkëthemelues i aplikacionit të takimeve Coffee Meets Bagel, i cili u riorganizua në një javë pune katërditore vitin e kaluar.
Njerëzit u përshtatën shumë shpejt, thotë ajo. Produktiviteti dhe morali u përmirësuan.
Si përfitojnë gratë në java katërditore e punës
“Një javë pune katërditore, duket të jetë neutrale, për sa i përket gjinisë, por do të ketë efekte gjinore, pasi gratë përfitojnë në mënyrë disproporcionale, sepse bëjnë më shumë punë kujdestarie” thotë Yana Rodgers, drejtore e Qendrës për Gratë dhe Punën në Universitetin Rutgers.
Konkurrenca e pamëshirshme midis përgjegjësive në punë dhe në shtëpi, mund të pengojë karrierën e grave, pagën e tyre, mirëqenien mendore dhe shëndetin fizik.
Fakti, që gratë marrin përsipër pjesën më të madhe të detyrave të kujdesit të familjes dhe shtëpisë, përmendet si një kontribues kryesor në hendekun e pagave midis gjinive dhe burnout për gratë që punojnë.
Gratë gjithashtu kanë më shumë gjasa të kujdesen për anëtarët e tjerë të familjes që kanë nevojë për ndihmë shtesë. Ellen Harrison, nga Departamenti i Arsimit i Virxhinias, përshkroi lirinë e të mos pasurit laptopin me vete, sa herë që shkonte për t’u kujdesur për prindërit e saj gjatë javës.
Fryma e javës katërditore të punës, sfidon vlefshmërinë e orarit të punës së zyrës, e cila mund të jetë e rëndë për ata që mbajnë gjithashtu pjesën më të madhe të detyrave shtëpiake.
“Ne të gjithë po punojmë shumë,” thotë Isabel Sawhill, një bashkëpunëtore e lartë në studimet ekonomike në Institutin Brookings. “Nuk është e mirë për shëndetin dhe nuk është e shëndetshme për familjen tuaj.” Por është e vështirë të kundërshtosh trendin, thotë ajo.
Por jo të gjitha gratë fitojnë me javën katërditore
Reputacioni bashkëkohor i feminizmit, është i turbullt nga tendenca historike, për të përjashtuar njerëzit që kanë nevojë më shumë për përparimin e tij, si gratë e varfra dhe me të ardhura të ulëta, nënat beqare, gratë me ngjyrë, gratë emigrante dhe gratë me aftësi të kufizuara.
Feminizmi nuk i është përkushtuar këtij modeli.
Për disa, që tashmë punojnë me turne të gjata katër ditë në javë, paga nuk është e mjaftueshme për të mbuluar gjërat themelore.
Gjetja e kujdesit për fëmijët, për një turn 12-orësh, nuk është e lehtë. Për punët fizike, tetë orë është kufiri i arsyeshëm.
Profesoresha e drejtësisë CUNY, Shirley Lung, vëren në një punim të vitit 2010, se gratë që përfitojnë më shumë nga javët e kompresuara të punës, janë gra me rrogë fikse, jo që punojnë me turne.
“Për punonjëset, që punojnë mbi 10 deri në 12 orë në ditë, gjashtë ditë në javë, dita është shumë e shkurtër për të shtuar me tëpër orë,” shkruan Lung.
“Orari i shkurtuar i punës, nëse shoqërohet me ulje të të ardhurave, do të dëmtonte gratë e varfra dhe me të ardhura të ulëta, të cilat nuk janë në gjendje të heqin dorë nga fitimi i të ardhurave, në këmbim të kohës në shtëpi.”
Sawhill hedh poshtë nocionin, se një reduktim i orëve kërkon një reduktim të kompensimit. “Kur Henry Ford reduktoi javën e punës nga gjashtë në pesë ditë në 1926, ai nuk i uli pagat,” shkroi Sawhill në 2016.
“Ai supozoi se produktiviteti dhe konsumi do të rriteshin, dhe shembulli i tij inkurajoi punëdhënësit e tjerë që ta ndiqnin.”
Java katërditore nuk është dëshmuar se është një zgjidhje perfekte për barazinë gjinore në punë dhe në shtëpi, por duket se ul përgjegjësitë dhe lodhjen për shumë gra. / World Economic Forum
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.