Si ndikoi Coronavirusi tek Siguria Kibernetike?! - Business Magazine Albania

Si ndikoi Coronavirusi tek Siguria Kibernetike?!

Coronavirusi

Me shfaqjen e Coronavirusit, e gjithë bota u përfshi në një pandemi, e cila ndryshojë totalisht stilin e jetesës sonë. Kjo pandemi krijoi sfida të reja në fushën e biznesit dhe e detyroi atë të përshtatej me një model të ri, atë të të punuarit nga shtëpia. Kompanitë u detyruan të digjitalizohen me hapa shumë të shpejtë dhe Siguria Kiernetike u bë një shqetësim i madh.

Kufizimet e vendosura në zona dhe shtete të ndryshme, detyruan punonjësit të punojnë nga shtëpia. Gjithashtu dhe takimet e rëndësishme të biznesit janë zhvilluar virtualisht nëpërmjet plaftormave të ndryshme.

Por siguria e të punuarit në distancë, nuk është e të njëjtit nivel si ajo brenda strukturës së mbrojtur të Kompanisë.

Rritja e punës në distancë kërkon rritjen e fokusit mbi sigurinë, për shkak të ekspozimit më të madh ndaj Sulmeve Kibernetike.

Këtë e tregojnë dhe statistikat, psh:

  • Që nga fillimi i pandemisë FBI ka raportuar një rritje prej 300% të krimeve Kibernetike.
  • Sulmet Kibernetike drejtë infrastrukturës Cloud u rritën me 630% midis Janarit dhe Prillit 2020.

Sulmet me anë të postës elektronike u shtuan në mënyrë të frikshme. Email-e në dukje informuese në lidhje me Coronavirusin, fshihnin pas tyre Malware shumë të dëmshëm.

  • Në prill të 2020 Google bllokoi 18 milionë Email-e Malware dhe Phishing në lidhje me Coronavirusin.
  • Nga statistikat, 94% e Malwareve merren nëpërmjet Email-eve.
  • 48% e attacheve që përmbajnë Malware brenda një Email-i janë dokumenta nga paketa e Microsoft Office.
  • Llojet kryesore të attacheve në Email-et me qëllim të keq janë .doc dhe .dot të cilat përbëjnë 37% dhe .exe të cilat përbëjnë 19.5%.

Të punuarit në distancë ka gjetur të papërgatitur gjithashtu dhe punonjësit, të cilët të pa ambientuar më parë me këtë mënyrë pune e rritën mundësinë e gabimit.

  • 47% e punonjësve dhanë shpërqëndrimin si arsye kryesore të rënies pre në mashtrimet e llojit Phishing gjatë punës në shtëpi.
  • Sipas një studimi nga Malwarebytes, punonjësit në distancë me anë të pakujdesisë së tyre kanë bërë që 20% e organizatave të pësojnë dëme nga Sulmet Kibernetike.

Pas marrjes së akseseve të punonjësve të ndryshëm, Hacker-at e kanë shumë të lehtë të vjedhin informacione të ndryshme nga kompanitë në të cilat këta punonjës bëjnë pjesë.

  • Mesatarisht, çdo punonjës ka akses në 11 milionë file.
  • Mesatarisht vetëm 5% e fileve të Kompanive janë të mbrojtura siç duhet.

Kjo e rrit akoma edhe më shumë pasigurinë e Kompanisë.

Të gjitha këto kanë sjellë rritje të dëmeve, ku sipas IBM:

  • Puna në distancë ka sjellë rritjen e kostos mesatare të dëmit të shkaktuar mbi të dhënat me 130,000 $.

Gjatë pandemisë biznesi i kushtëzuar për vazhdimësinë e punës gjeti zgjidhje në platformat si Zoom, Microsoft Teams, Skype etj. për të bërë mbledhjet apo takimet e rëndësishme të nevojshme. Por edhe kjo u shfrytëzua nga Hacker-at.

  • Gjysëm milioni llogari të përdoruesve të Zoom u vodhën dhe u shitën në një forum në Dark Web në Prill të 2020. 

Hacker-at vodhën (Emrin, Passwordin dhe adresën e Emailit). Për këtë përdorën një Tool të quajtur ‘OpenBullet’ .

Kjo sjell rrezik të madh, sepse nga studimi i sjelljes së punonjësve, është vënë re që ata të njëjtin Password e përdorin në më shumë se një llogari. Me daljen e këtyre të dhënave, Hacker-at morën në dorën e tyre një informacion shumë të çmuar me vlerë qesharake, 0.0020$ / për llogari.

Këto informacione pasi bëhen publik, jo vetëm dëmtojnë kompanitë, por ulin dhe reputacionin e tyre.

Eshtë momenti që kompanitë të marrin masa për rritjen e sigurisë. Duke përmirësuar infrastrukturën dhe mbrojtjen e saj, duke shtuar Politikat e Sigurisë, duke investuar në pjesën e Sigurisë Kibernetike me blerjen e aplikacioneve të ndryshme monitoruese dhe gjithashtu duke mundësuar trajnimin e punonjësve në mënyrë që ata të mos bien lehtë pre e kurtheve të Hacker-ave.

Shkruar nga Juxhers Fishka, Specialist për Sigurinë e Informacionit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0