Si mund të përmirësoni veten tuaj? - Business Magazine Albania

Si mund të përmirësoni veten tuaj?


Njerëzit më të suksesshëm kanë qenë ata, të cilët kanë arritur të përmirësojnë vetveten në rrugën e tyre të suksesit. Le të hedhim një vështrim në histori: Epoka e Gurit nuk përfundoi, sepse njerëzit u larguan nga shkëmbinjtë, ajo përfundoi sepse ne vazhdonim të mësonim dhe të përmirësoheshim.

Lexoni: Këshillat që duhet të ndiqni për t’u bërë një sipërmarrës

Dëshira më e madhe në jetën e të gjithëve është arritja e qëllimeve të tyre. Ne të gjithë duhet të përmirësojmë veten profesionalisht dhe personalisht çdo ditë. Përmirësoni veten dhe ky është sekreti se si njerëzit më të suksesshëm kanë zgjedhur mënyrën për të arritur në pikën më të lartë në jetën e tyre. Nëse doni të arrini deri në nivelin e tyre ju duhet të ndiqni atë që ata kanë për të thënë për përmirësimin e jetës:

Mësoni të pranoni

Lajmet e këqija nuk janë aq të këqija kur ju ndihmojnë të rriteni dhe të mësoni nga gabimet tuaja, kjo do t’ju bëjë të përmirësoni veten.

Bëni gabime që ju bëjnë të rriteni

Personi që ju jeni është tërësia e përzgjedhjeve tuaja të ndryshme në jetën tuaj. Mësoni gjithmonë nga gabimet sesa të zhgënjeni veten. Gjykimi në jetë do t’ju ndihmojë të përmirësoheni.

Bëhuni prioriteti i jetës tuaj

Ju jeni çfarë mendoni për veten tuaj dhe sesi e trajtoni veten tuaj. Nëse ju mendoni pak për veten, askush nuk do t’iu ngrejë një nivel më lart. Nëse doni të përmirësoni veten në jetë ju duhet të vendosni veten mbi çdo gjë dhe suksesi do të bjerë në prehrin tuaj.

Zgjidhni me zgjuarsi

Nuk ka rëndësi të dini se nga kush jeni të rrethuar, nëse keni njerëz që përhapin negativitet në jetën tuaj atëherë ju duhet ta grumbulloni këtë negativitet, të lidhni një nyjë dhe ta hedhni thellë në det. Rrethojeni veten me njerëz që ju vlerësojnë. Hiqni dorë nga negativiteti dhe përmirësoni veten.

Lexoni: Dëshironi të keni ndikim të vërtetë si një sipërmarrës? Përmirësoni këto 6 gjëra

Zhvilloni sensin e përgjegjshmërisë

Ju dhe vetëm ju keni fuqinë për të bërë një ndryshim në jetën tuaj. Nëse diçka shkon keq, merrni përgjegjësinë e plotë të saj dhe përpiquni të përmirësoni situatën tuaj. Vetëm atëherë ju mund të zotëroni veten në çdo aspekt të jetës.

Vetëm realizojeni atë!

Mos prisni që ndonjë mrekulli të ndodhë me jetën tuaj dhe mos u shpërqëndroni nga qëllimi juaj. Nëse doni të arrini diçka në jetë, rrini me të dhe realizojeni atë! Mos harroni, ju mund të arrini çdo gjë që vendosni.

Gjithmonë jini të gatshëm për të mësuar

Aftësia për të mësuar, vetë-studiuar dhe aplikuar koncepte të reja është pjesë e përvojës njerëzore. Këto përvoja krijojnë një bagazh për ju, në mënyrë që të përmirësoni veten sa herë që ta ndjeni të nevojshme. Mësoni nga e djeshmja dhe zbatojeni atë për një të nesërme më të mirë.

Kurrë mos e kufizoni veten tuaj

Nëse nuk i keni marrë materialet për të filluar diçka të re, nuk duhet të shqetësoheni për këtë. Gjithçka që duhet është vendosmëria dhe vullneti për të përmirësuar veten dhe jetën tuaj dhe për të arritur në pikën që gjithmonë keni dashur të shihni veten.

Mendoni thjeshtë

Ju nuk duhet domosdoshmërisht të mendoni shumë larg, në mënyrë që të keni sukses. Ju mund të përmirësoni veten vetëm duke përshtatur atë që vetë jeni. Ka plot ide që janë të lehta për t’u realizuar, në vend që të mendoni shumë larg gjërave që ju mund të arrini dhe t’iu shkaktojnë probleme.

Lexoni: A mund të kemi praktika profesionale në distancë?

burimi: bornrealist

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0