Si mund ta ndihmojë biznesin tuaj hulumtimi i Çmimit Nobel të këtij viti në ekonomi

Si mund ta ndihmojë biznesin tuaj hulumtimi i Çmimit Nobel të këtij viti në ekonomi


Këtë vit, çmimi Nobel në ekonomi u nda midis tre studiuesve nga Universiteti i Harvard-it dhe Massachusetts Institute of Technology. Hulumtimi i tyre është përqendruar në eliminimin e varfërisë globale dhe tashmë ka ndihmuar në përmirësimin e rezultateve shkollore për miliona nxënës të Indisë dhe Kenias.

Lexoni: 4 Mësime të rëndësishme biznesi nga aktivistja 16 vjeçare e nominuar për çmimin Nobel

Ju mund ta aplikoni këtë hulumtim të rëndësishëm edhe në biznes për të arritur qëllimet tuaja. Ja se si:

Zbërtheni problemet e mëdha në pyetje të vogla.

Varfëria globale është një temë e madhe që është e pamundur të trajtohet vetëm në një studim. Në mënyrë të ngjashme, biznesi juaj ka ndoshta qëllime, projekte ose probleme gjigande, të cilat ju po përpiqeni t’i zgjidhni. Në vend që të studionte të gjithë problemin, ekipi kërkoi çështje më të vogla për të hulumtuar.

Ata u përqendruan në arsim dhe kërkuan shkaqe thelbësore, të cilat mund ta pengojnë mësimin: qasja në libra shkollorë. Ekipi pastaj ndërtoi një studim hulumtues për të parë se cili nga këto shkaqe kishte ndikimin më të madh (ose nëse mund të kishte ndonjë shkak tjetër).

Në biznesin tuaj, si mund ta zbërtheni problemin e madh në pyetje më të vogla, më të sakta?

Për shembull, në vend që të thoni “Ne kemi nevojë për më shumë klientë në mënyrë që të gjenerojmë fitime”, ju mund të bëni pyetje si:

  • Cilët janë klientët tanë potencialë?
  • Cilët nuk janë klientët tanë potencialë?
  • Ku po i humbasim klientët tanë?
  • Çfarë kanë ata të përbashkët dhe ku ndryshojnë?

Lexoni: Kryeministri i Etiopisë merr çmimin Nobel për Paqe. Ja cilat janë çmimet e tjera

Mundohuni të shikoni përtej përgjigjeve “të zakonshme”.

Në hulumtimin në Kenia, përgjigjia ishte se: mungesa e aksesit në libra shkollorë ose uria ishin fajtori i mundshëm për problemin në arsim. Kur e lexuat këtë, ndoshta menduat, “natyrisht, kjo është plotësisht logjike”. Fatkeqësisht, asnjëra prej këtyre faktorëve nuk pati një ndikim të rëndësishëm te fëmijët në botën reale.

Kërkohej më shumë punë dhe gërmime për të zbuluar se problemi ishte në të vërtetë tek mësuesit. Shumë prej tyre nuk ishin të motivuar të shfaqeshin në mësim dhe mungesa e lartë midis mësuesve ishte e zakonshme. Kur u zbatuan stimulimet dhe përgjegjësia, mësuesit u trajnuan për të ndihmuar studentët me nevojat e tyre specifike dhe kjo dha ndikim pozitiv.

Në biznesin tuaj është e lehtë të bini në grackën “kështu i kemi bërë gjithmonë gjërat”. Për fat të keq, është me të vërtetë e lehtë të gjesh përgjigjen e duhur për pyetjen e gabuar. Nëse nuk përpiqeni të mendoni përtej zakoneve tuaja, mund të përfundoni në rrugën e gabuar. Kjo na çon në pikën tjetër.

Lexoni: Profesorët William Nordhaus dhe Paul Romer, fituesit e çmimit Nobel në ekonomi

Bëni testime përpara se të mundoheni të gjeni zgjidhje.

Përpilimi i pyetjeve më të vogla dhe më të sakta ju jep mundësinë për të kryer teste më të vogla për të parë nëse keni të drejtë ose nëse ju ka ikur diçka. Nëse studiuesit do të kishin hapur menjëherë një organizatë jofitimprurëse për të sjellë libra shkollorë në Kenia pa bërë testimet, ata do të kishin zgjidhur problemin e gabuar dhe nuk do të kishin arritur të njëjtin nivel ndikimi. Kryerja e hulumtimit në terren rreth ideve të tyre thelbësore, i lejoi ata të testojnë shkaqet e “dukshme” dhe disa të tjerë për të zbuluar se çfarë po ndodhte me të vërtetë – dhe pastaj të ndërtojnë programe për të zgjidhur problemin.

Në biznesin tuaj, shikoni për mundësi për të bërë më shumë teste, në vend që t’i vendosni të gjitha vezët tuaja në një shportë. Nëse një test i madh nuk jep rezultate, nuk mund t’ju ndihmojë asgjë. Nëse përdorni të njëjtën kohë dhe para për të ekzekutuar dhjetë teste më të vogla, mund të gjeni diçka për të cilën ia vlen të veproni, që vërtet mund të ndikojë në biznesin tuaj.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0