Profesorët William Nordhaus dhe Paul Romer, fituesit e çmimit Nobel në ekonomi - Business Magazine Albania

Profesorët William Nordhaus dhe Paul Romer, fituesit e çmimit Nobel në ekonomi


Çmimi Nobel në ekonomi për vitin 2018 u shkon dy studiuesve amerikanë William Nordhaus dhe Paul Romer. Ata u vlerësuan për punën e tyre, në studimin e ndikimit të ekonomisë në ndryshimet klimatike.

Çmimi i 50-të në ekonomi këtë vit (i pari në vitin 1969), iu dha dy studiuesve që kanë trajtuar ndryshimet klimatike dhe inovacionin duke rishikruar konceptin e rritjes ekonomike.

William Nordhaus është ekonomist amerikan dhe lektor në Universitetin Yale. Nordhaus jeton në New Haven, Connecticut. Ai u vlerësua për studimin e tij në lidhjen që gjendet mes ndryshimeve klimatike dhe ekonomisë.

Paul Romer ka mbrojtur teorinë e rritjes endogjene. Studimet e tij krijuan bazën për kërkime të reja mbi politikat që nxisin inovacionin dhe rritjen afatgjatë të ekonomisë. Romer ka qenë kryeekonomist dhe nënkryetar i Bankës Botërore deri para një viti ndërsa vijon të jetë profesor në Universitetin e Stanford-it.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave tha se ata kanë trajtuar disa nga pyetjet më themelore dhe më të ngutshme të kohës sonë për rritjen e qëndrueshme.

Dy ekonomistët shpërblehen me 9 milionë krona suedeze (rreth 841,000 euro).

Profesor Arben Malaj, Ish ministër i Financave dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës pranë Bankës së Shqipërisë, duke vlerësuar kontributin e tyre, thotë se, “Sfidat e rritjes së qëndrueshme si ambienti dhe teknologjia, janë dinamike. Përfshirja e tyre në modelet ekonomike e bën shkencorë procesin e njohjes së ndërveprimit të tyre në rritjen ekonomike, duke ndikuar në ndërgjegjësimin publik të prioriteteve, sfidës së burimeve të pakta dhe përmirësimin e politik-bërjes në përdorimin sa më efektiv të tyre”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0