Si menaxherët mund të bashkëpunojnë edhe kur ata nuk ndajnë mendime të njëjta?

Si menaxherët mund të bashkëpunojnë edhe kur ata nuk ndajnë mendime të njëjta?


Pavarësisht nëse jeni anëtar i ekipit, i angazhuar për të bërë realitet vizionin e shefit, apo një menaxher që bashkëpunon me dikë tjetër për një projekt, gjithmonë do të keni pjesë të punës edhe mosmarrëveshjet. Këto mosmarrëveshje do të jenë më të theksuara sidomos kur linjat e autoritetit janë të paqarta ose mbivendosëse.

Pyetja që lind në të tilla raste është: “Si mund ta zgjidhni situatën para se ajo të përshkallëzohet”?

Shikoni mosmarrëveshjet si pozitive
Pak njerëz pëlqejnë të sfidohen ose të bashkëpunojnë me njerëz që bëjnë të njëjtën punë, pasi konkurrenca është ajo që i tremb ata. Por, në punë mosmarrëveshjet duhen pranuar, sipas psikologut Liane Davey, i cili këshillon ekipet e drejtimit të korporatave për administrimin e konfliktit. “Ne duhet të gjejmë gjithmonë gjuhën e përbashkët, për të arritur qëllimet tona”, thotë ai. Konflikti dhe mosmarrëveshja bën një drejtues skuadre të gjejë rrugën e duhur për zgjidhjen e një çështje. Qëllimi në çdo mosmarrëveshje është të kuptoni nëse mund të zgjidhni shqetësimet tuaja dhe të përcaktoni implikimet e çdo lëvizjeje të propozuar për të gjitha palët. Por, kur mosmarrëveshjet trajtohen dobët dhe ndjenjat e këqija bëhen më të tensionuara, tensioni rritet dhe problemet përforcohen. Është veçanërisht rrezik, kur secili mendon se ka në dorë fjalën e fundit për një vendim që duhet marrë. Gjithashtu, rrezik është edhe kur asnjëri nuk bën përpjekje për të kuptuar dhe respektuar tjetrin.

Shikojini gjërat me kuriozitet
Ju mund të josheni të supozoni se personi që nuk është dakord me ju është arrogant. Por nëse bëni pyetje për të zbuluar se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme për ata që janë kundër jush, ju duhet të krijoni themelet e një besimi dhe respekti. “Ajo që ne priremi të bëjmë, është të themi të vërtetën tonë para të gjithëve. Merrni kohë për t’u përgatitur për një shkëmbim  të qartë të ideve. Jini të hapur për biseda mes jush.

Lexo: 3 Gabimet tipike të menaxherëve të rinj (dhe si t’i shmangni ato)

Vendosni nëse ia vlen të luftoni
Nëse keni vështirësi për të zgjidhur çështjen, vlerësoni sa e rëndësishme është për ju. “Diagnostifikoni nëse është thelbësore për punën tuaj. Cila është kostoja e luftimit”, tha Kogan. Për shembull, a është mosmarrëveshja me të vërtetë për një çështje procesi që nuk do të ndikojë në rezultatin e projektit? Dhe cilat janë efektet goditëse të presionit me forcë për pozicionin tuaj? Cilat janë implikimet pozitive dhe negative?”, tha Jeanne Brett, profesoreshë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe organizatave në Shkollën e Menaxhimit të Kellogg. “Nëse vendosni diçka për të cilën ia vlen të luftoni, qëndroni gjithmonë profesional. “Gjeni një mënyrë që është e menaxhueshme dhe i lë të dyja palët të ndjehen sikur janë trajtuar me respekt”, tha Kogan.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0