Berlini është qytet me histori të njohur bombardimesh. Mbase shumica e njerëzve kujtojnë bombardimin e aleatëve në epilog të luftës së dytë botërore, në vitin 1945. Qyteti pothuaj u shkatërrua i tëri dhe ky është kujtimi më i keq i banorëve të tij dhe jo vetëm, në të gjithë historinë. Por Berlini ka pësuar edhe bombardime “të mira”. Një i tillë ka nisur që në vitin 1924 dhe ndodh çdo vit. Çdo vit e më i fuqishëm, çdo vit edhe më i mirëpritur.
Lexoni: SAMSUNG ELECTRONICS PËRCAKTON NORMALITETIN E RI TË JETËS NË IFA 2017
Në vitin 1924, nën emrin “Grosse Deutsche Funkausstellung“, nisi rrugën panairi më i njohur në Botë i pajisjeve dhe aplikacioneve konsumatore elektronike. Atë vit, në panair ekspozuan 242 kompani në 7.000 metra katrorë dhe e vizituan 180.000 persona. Sot, pas më shumë se 90 vjetësh, flasim për 180.000 metra katrorë, mbi 1800 ekspozitorë dhe mbi 300.000 vizitorë, pa përmendur milionat që e ndjekin nga televizioni apo interneti. Nën emrin e njohur botërisht IFA, ky panair është transformuar në eventin më të madh të multimedias dhe elektronikës shtëpiake në Botë.
Për herë të parë, panairin IFA të Berlinit, e vizitova këtë vit, në datat 30 – 31 Gusht 2017, me cilësinë e gazetarit. Për hir të së vërtetës, kurioziteti personal dhe profesional më kish shtyrë të informohem paraprakisht nëpërmjet internetit. Mësova që është i stërmadh, gjithëpërfshirës dhe i vlefshëm. Por kur “e prek me dorë”, është totalisht një gjë tjetër. Produktin më të shtyrë të imagjinatës, duhet ta shumëzosh me dhjetë. Përmasat, pompoziteti, arti i të ekspozuarit dhe risitë e shkencës dhe teknologjisë janë goditja e parë për këdo, por unë nuk duhet të ndalem tek këto. Në fund të fundit këto nuk janë objektivi i vërtetë i këtij panairi. Ky panair nuk është qëllim në vetvete. Ai është ndërtuar duke pasur në qendër konsumatorin. Ai synon lehtësimin dhe përmirësimin e jetës së përditshme të gjithsecilit, duke bërë zgjedhjen optimale të pajisjeve që i mundësojnë ato. Këtë, ti si vizitor e ndjen në çdo pavion, në çdo vitrinë, në çdo tavolinë, në çdo metër katror që shkel. Teknologji e vendosur në shërbim të njeriut dhe jo e kundërta!
Edhe pse teorikisht nuk mund të deklaroj objektivitet në gjykimin krahasues, pasi isha i ftuar nga kompania SAMSUNG, nuk druaj të pohoj se prania e kësaj kompanie në këtë panair ishte spektakolare, jo vetëm në përmasa, por në çdo detaj. Kjo është e thjeshtë për tu perceptuar nga çdo vizitor. Çfarë pashë në pavionin e kompanisë SAMSUNG? Jo vetëm i pashë, por i provova dhe i testova me kokëfortësinë e atij që nuk bindet kollaj për avantazhin e njerit kundrejt tjetrit produkt të ngjashëm. Konkretisht: nuk po lodhem fare t’ju bind që SAMSUNG Galaxy Note 8 është absolutisht smartfoni më i avancuar në treg. E pashë me sytë e mi se televizorët e rinj me teknologji ekrani QLED ishin totalisht tjetër gjë nga televizorët LED standard që kemi. U binda që lavatriçja e re Quick Drive ishte më efikase se çdo e tillë që kam parë. Frigoriferi i ri ishte jo vetëm më cilësor, por nëpërmjet ndërveprimit me të komandoheshin të gjitha elektroshtëpiaket duke kursyer kohë. Qershia mbi tortë, pajisjet e guzhinës SAMSUNG. Me anë të një formati origjinal prezantimi, tre shefa nga më të njohurit në Botë, na kapën “prej fyti”. Ata gatuan për ne, përpara syve tanë, një menu me specialitete ku “lamë thonjtë”. Por u treguan bujarë, na dhuruan recetat, ato që konsumuam dhe të tjera. Them të provoj t’i gatuaj në shtëpi, për vete, fillimisht.
Nuk po ju flas për fantashkencë! Vërtetë teknologjia ishte ajo më e avancuara, por ishte e padukshme, ishte e “burgosur” në aparate dhe elektroshtëpiake që mund t’i përdorë kushdo dhe më e rëndësishmja, që mund t’i ketë kushdo. Po po, mund t’i ketë gjithkush nga ne në shtëpinë e tij dhe t’i konsiderojë normale, sepse edhe çmimet e tyre ishin normale dhe kjo ishte ndjesia më e këndshme që më la ky panair: kushdo nga ne mund të ketë në shtëpinë e tij, me çmime normale, elektroshtëpiake të fjalës e fundit të teknologjisë SAMSUNG.
Kështu pra, “bombardimit” dy ditor të panairit i shpëtova me “plagë të lehta”. Tani që u ktheva në shtëpi, po përgatitetm t’u them lamtumirë elektroshtëpiakeve të mia të vjetra dhe ta dashura SAMSUNG dhe t’i zëvendësojë një nga një me “bombat” e Berlinit. Është normale, apo jo?
Lexoni: IFA 2017, ja cilat janë produktet që prezantoi Samsung
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.