Si funksionojnë avionët elektrikë - Business Magazine Albania

Si funksionojnë avionët elektrikë

avionët elektrikë

Automjetet elektrike janë vendosur të ngrihen në qiell. Air Canada njoftoi se ka porositur 30 avionë elektrikë nga kompania suedeze, Heart Aerospace. Avionët elektrikë pritet të kenë një rreze operative prej vetëm 124 deri në 248 milje për karikim.

Air Canada do të blejë 30 avionë rajonalë hibridë elektrikë ES-30, të cilët do të kenë kapacitetin për deri në 30 pasagjerë për të udhëtuar ndërmjet 124 dhe 248 milje, tha kompania në një njoftim për shtyp.

“Aeroplani revolucionar rajonal, që pritet të hyjë në shërbim në vitin 2028, do të gjenerojë zero emetime duke fluturuar me energji baterie dhe do të sjellë kursime dhe përfitime të konsiderueshme operacionale”, tha Air Canada.

“Sipas marrëveshjes, Air Canada ka blerë gjithashtu një aksion prej 5 milionë dollarësh në Heart Aerospace”. Natyrisht, pretendimi për “zero emisione” nga automjetet elektrike është një mit kur merren parasysh emetimet që lidhen me prodhimin e baterive.

Lexo: 5 arsye pse marketingu është kaq i rëndësishëm

Michael Rousseau, President dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Air Canada, tha se, “Kompania ka marrë një pozicion udhëheqës në industri për të adresuar ndryshimet klimatike.” “Futja në flotën tonë të avionëve elektrikë rajonalë ES-30 nga Heart Aerospace do të jetë një hap përpara drejt qëllimit tonë për emetime neto zero deri në vitin 2050,” këmbënguli Rousseau. “Tashmë, Air Canada po mbështet zhvillimin e teknologjive të reja, të tilla si karburantet e qëndrueshme të aviacionit dhe kapja e karbonit, për të adresuar ndryshimet klimatike.”

Avionët elektrikë do të furnizohen me bateri litium-jon dhe do të pajisen me gjeneratorë rezervë-hibrid. Gjithashtu pritet të duhen 30 deri në 50 minuta për të karikuar avionin.

reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0