LINDA SHOMO: SI E NDËRTOVA EASY PAY!

LINDA SHOMO: SI E NDËRTOVA EASYPAY!

Linda Shomo, themeluese dhe CEO, tregon përvojën dhe sfidat në zhvillimin e një prej kompanive lider në sektorin Fintech në Shqipëri.

Ky vit ka qënë vit suksessesh për EasyPay. Së fundmi kam parë në LinkedIn, që jeni vlerësuar nga Albanian Exellence si një histori suksesi për vitin 2017, çfarë mund të na tregosh më tepër? Çfarë vlere kanë patur këto çmime për ty?

Është e vërtet, Albanian Exellence na vlerësoi për vitin 2017, ishte një iniciativë e bukur që vlerësonte 50 individë shqiptar të cilët kanë dhënë një kontribut në fusha të ndryshme dhe një prej tyre ishte një çmim më i veçantë për sa i përket lidershipit, dhe në këtë rast ky çmim mu dha mua. Paçka se emërtimi ishte individual, unë kërkova që çmimi të quhej EasyPay. Unë njihem si Linda e EasyPay dhe unë ndihem më e përfaqësuar në këtë formë, prandaj ata pranuan që vlerësimi të mbante emrin EasyPay.

Një nga sukseset që na gëzoi pamasë këtë vit ishte çmimi i European Fintech Awards që u organizua në shtator, dhe ne ishim e vetmja kompani shqiptare që merrte pjesë. Eventi kishte një formulë vlerësimi të ngjashme me atë të Eurovisionit, po e marrë si shembull, pra kompanitë nga vendet e huaja votonin për finalistët dhe më pas juria ishte ajo që kishte peshën më të madhe të vlerësimit. Ne ishim një ndër tre fituesit në Financial Inclusion, sepse janë disa katregori në sektorin financiar që quhen FinTech, që kanë sjell risi dhe zgjidhje për sektorin financiar dhe janë nga më të ndryshmet si kreditë, pagesat, etj.

Po kompani nga Ballkani ishin të pranishme?

Nuk kishte shumë kompani nga Ballkani. Di të them se ishin vetëm dy fituesit nga Ballkani, ne nga Shqipëria në kategorinë Financial Inclusion dhe një kompani kroate që kishte sjellë risi për tregun ku punonte.

Për mua personalisht kjo eksperiencë ishte një aventurë e re. Ishte hera e parë që une hyja në Parlamentin Europian. Unë kam marrë pjesë në shumë juri as nuk di ti numëroj tani, kam bërë pitching pa problem por kjo eksperiencë ishte vërtet emocionuese për mua. Sidomos fakti që kisha vetëm pesë minuta për të folur për pesë vjet punë.

Vendi i parë u mor nga një kompani nga Luksemburgu, ne nuk arritëm të fitonim, por për kaq sa arritëm ishim shumë mirë.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 64 të numrit 15 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 15 të saj.

Pak më parë përmendët se ju njohin si Linda e EasyPay. Por shumë njerëz mund të pyesin kush ishte Linda para EasyPay-t?

Linda ishte një femër në komunitetin e IT-së, unë kam studiuar informatikë pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, më pas bëra një MBA pranë Universitetit të New York. Kam punuar për vite të tëra në sektorin financiar, në Bankën Amerikane sot Intesa San Paolo, më pas kalova te Western Union ku gjithmonë drejtoja departamentet e IT-së. Gjithashtu kam punuar për një kompani First Data International, një procesor që kontrollonte disa banka në Shqipëri. U mendua që ata të hapnin zyrat e tyre këtu dhe unë të bëhesha një Country Manager, por duke parë tregune vogël të vendit tonë ata zgjodhën Kroacinë, e cila është shumë e zhvilluar në këtë drejtim.

Ky ishte momenti im i reflektimit: Po tani çfarë duhet të bëja? Sapo ishin përhapur Moblie Payments, ne nuk kishim shumë njohuri për këtë zhvillim, por falë eksperiencës sime lidhur me sektorin financiar, pagesat, etj,. unë guxova dhe vendosa t’i futem e vetme kësaj rruge. Fillimisht unë bëja projekte të ndryshme IT dhe vitin 2007 e nisëm me emrim ISCS (emri i parë i EasyPay) ndërsa në shtator të vitit 2010 në dolëm live si aplikacioni i parë i pagesave online.

Sot EasyPay numëron 30 punonjës.

Sa besim kishe që kjo gjë do të funksiononte në fillimet e saj?

Nuk e kisha 100% besimin që do ecte aq mirë sa po ecën sot, sepse ishim shumë faktorë që mungonin. E vetmja gjë që më mbante pavarsisht vështirësive ishte fakti që meqënëse po ecte në gjithë botën duhet të funksiononte dhe këtu. Nuk kishte shumë fakte që të bënin optimistë. Ne kemi qenë i parë merchant online dhe këtë e them më krenari.

Klienti jonë i parë ishte Digitalb, ku u bëmë distributor të Digitalbit dhe Plusit, ndërkohë që punohej me kartat gërvishtëse ne sollëm risinë e E voucher, nëpërmjet celularit ne mund të shisnim voucher. Hasëm shumë kundërshtime, por unë këmbëngula që ta provojmë.

Kam përshtypjën duhet të ketë qenë e vështirë për t’i bindur njerëzit rreth një produkti që ja kanë nevojën…

Ishte një luftë e madhe, por ne filluam duke shitur Digitalbin online për emigratët, sepse deri në atë momenti blerja ishte fizike nëpërmjet personave të ndryshëm. Sigurisht që ishte e vështirë sepse edhe sot PayPal nuk punon me bankat, por përdoren kredi kartat. Gjithsesi ne sollëm risinë dhe për këtë jemi shumë krenarë.

Po sot, tregu po zhvillohet, ka më shumë e-commerce. Ju e quani veten si PayPal? A funksionon si PayPal, EasyPay në Shqipëri?

Ky është pikërisht vizioni jonë. Ajo që ne tentojmë të jemi gjigandët e kësaj fushe për tregun shqiptar.

Trendi është i mirë sepse të gjithë kanë filluar të shesin online, kudo të munden edhe në Facebook dhe besoj ky është momenti i mirë për ju?

Nëse e krahasojmë Shqipërinë me pjesën tjetër të botës sot sigurisht që ka shumë diferencë. Por nëse e krahason Shqipërinë sot me tre vite më parë, ndryshimi është i madh dhe pozitiv. Më e rëndësishmja është që po ndryshon mentaliteti, të bindësh që kjo metodë do të funksionojnë. Dhe besimi është çelësi kryesor. Është një sfidë e vazhdueshme, përveç mentalitetit, sepse Shqipëria nuk është vetëm Tirana.

Risia që kemi sjellë është Real Time Payments, pra kur shkoje në bankë për të bërë pagesën dikur ishte një pagesë që kërkonte kohë dhe konfirmim. Tani flasim për sisteme të integruara dhe çdolloj pagese që bëhet nga EasyPay është online, në kohë reale.

Një sinkronizim perfekt, pra jeni zhvilluar ju por njëkohësisht dhe operatorët e tjerë. Ju përfaqësoni një biznes që i flet biznesit që është dhe që po vjen.

Unë gjithmonë kur flas me stafin tim, ju rikujtoj që ne nuk punojmë vetëm për sot por për 5 vjet mbrapa.

Po në kuadrin financiarë, në çfarë faze është EasyPay?

Që në fillim unë e kisha të qartë se ku isha futur. Sektori i pagesave është një sektor me një margin shumë të vogël, pra luhet me % shumë të vogla. Por në momentin që ti kap Mass market këtu fillon të rritesh. Beteja është të kapësh numrat. Fokusi jonë kanë qenë utilitetet, sepse prej tyre ti depërton në të gjithë tregun shqiptarë me një shërbim që përdoret nga të gjithë. Është sektorë i vështirë, por kërkon shumë investime. Gjithsesi ne jemi në një situatë të qëndrueshme dhe rritje kemi patur çdo vit me 40%.

A ka nevojë EasyPay për investime në këtë fazë?

Sigurisht që po. Nëse ne ecim me një ritëm 1, investimet do të na shtynin më përpara. Ne jemi në fazën që po kërkojmë investime dhe kjo është një nga arsyet e pjesëmarrjes në këto kompeticione dhe tërheqeja e inevstimeve të huaja. Sa më shumë të kesh aq më mirë, dhe aq më shumë investon.

Po përsa i përket konkurrencës, sa e keni ndjerë praninë e saj? Dhe a është pozitive apo problematike të themi?

Nëse nuk ke konkurrencë duhet të fillosh të shqetësohesh. Pra ose po bën një gjë që nuk vlen, ose je bërë monopol dhe do të vijnë të sulmojnë menjëherë. Përgjithsisht janë goxha kompani të fuqishme në treg dhe ti je shumë i vogël para tyre, por fakti që ti je bërë faktorë dhe je bërë pjesë e konkurrencës së tyre të bën të ndihesh mirë dhe thjesht duhet të përballesh.

Unë e shoh në sensin pozitiv, sepse ne jemi këtu ku jemi. Rasti i largimit të m-pesa, i cili ishte të themi konkurrenti jonë, më shumë na ndihmoi dhe sidomos në edukimin e tregut për punën që ne bëjmë sot. Pra ndonjëherë gjërat negative janë ato që të ndihmojnë më shumë.

Stafi është ai që mban peshën kryesore të punës së një kompanie. Momentalisht ju keni 30 punonjës, a janë ata të gjithë të kualifikuar?

Kjo është një sfidë më vete, gjetja e punonjësve të aftë për të bërë punën, për të patur pasionin, dedikimin. Duke qenë se jemi një biznes që ka teknologji brenda stafi jonë është i ri dhe kjo mua më pëlqen. Ka të mirat dhe të këqijat e saj, por unë e quaj veten me fat sepse ata që kam gjetur janë absolutisht shumë të mirë. Sigurisht që duhen trajnuar sepse duke parë dhe brezin e ri që del nga bankat e shkollës, ata nuk janë gati për të bërë këtë punë.

Linda është aktive në komunitet. Nuk i thua asnjëherë jo ftesave për aktivitete të ndryshme, pavarsisht impenjimeve të tjera. Ka diçka që të shtyn pse e bën këtë?

Kam përshtypjen ky është ai pasioni i vërtet që unë kam për këtë fushë. Ka diçka që më lidh me këtë komunitet. Po mos të e kisha qejf sigurisht që nuk do të shkoja, por mua më pëlqen të bëhem pjesë edhe e konkurseve ku ti shikon brezin e ri që përpiqet të bëhet pjesë e botës së startupeve.

Sa i vlerëson këto evente, a ndikojnë te fryma dhe organizimi i të rinjve? Dhe çfarë mund të bëjnë për t’i marrë frenat vet në dorë për t’u larguar nga kafenetë?

Varet çfarë modeli do të shohin. Edhe stafi im rini janë të gjithë, dhe punojnë nga mëngjesi në darkë. Fakti që ne si sipërmarrës bëhemi pjesë e këtyre aktiviteteve është i mirë sepse ju shërbejmë atyre si një model. Edhe sikur të kalojmë vetëm pesë minuta me ta, ai krijon një model në mendje. Çfarë ka mungesë nga shkolla ne mundohemi ta ofrojmë psh praktikën apo motivimin sepse pjesa më e madhe këto kohë kërkojnë vetëm të largohen jashtë Shqipërisë sidomos IT related. Nëse 3 nga këto 30 startupe dalin të suksesshëm, misioni jonë është arritur.

Nëse ndonjë nga startupet e rinj do t’ju kërkonte një kshillë të vetme, nesë do kishte një ide por nuk do të kishte asnjë lekë, çfare këshillë do t’i jepje?

Këmbëngulje, këmbëngulje. Nuk mjafton vetëm ideja, sepse pavarsisht sa e bukur mund të jetë ajo duhet studiuar a funksionon për tregun shqiptar.

Prandaj dhe mentorët janë të rëndësishëm. Sa më shumë që rritesh aq më shumë ke nevojë për njerëz që dinë më shumë se ti. Mentori është ai që të në njëfarë mënyre të hap sytë. Por nevojitet dhe shumë këmbëngulje.

Intervistë nga Gerti Boshnjaku.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 64 të numrit 15 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 15 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0