Si do t’ju ndihmojë LinkedIn për të gjetur një punë të re pa e kuptuar shefi i tanishëm? - Business Magazine Albania

Si do t’ju ndihmojë LinkedIn për të gjetur një punë të re pa e kuptuar shefi i tanishëm?


Kërkimi për një punë të re, kur ju tashmë e keni një mund të jetë e ndërlikuar, por LinkedIn tani është në gjendje për ta bërë atë më të lehtë.

LinkedIn po punon për një funksion të ri që ju lejon t’i tregoni punëmarrësve të mundshëm që jeni të interesuar në ndryshimin e punës pa e marr vesh punëdhënësi juaj i tanishëm.

Kur ju të zgjidhni funksionin e ri, të quajtur “Open Candidate”, punëmarrësit janë në gjendje të shofin se ju jeni të interesuar në mundësitë e mundshme. Në të njëjtën kohë, LinkedIn do të bëjë çmos për të bllokuar të dhënat tuaja të paraqiten për rekrutuesit në kompaninë tuaj ose filiale të saj.

Si-do-t’ju-ndihmojë-LinkedIn-për-të-gjetur-një-punë-të-re-pa-e-kuptuar-shefi-i-tanishëm-business-mag

Kur ju e zgjidhni këtë funksion, ju mund të zgjidhni disa specifika në lidhje se me çfarë lloj pune ju do të doni, në çfarë qyteti dëshironi të punoni dhe mund të shkruani një mesazh të shkurtër për rekrutuesit e mundshëm.

“Është me të vërtetë një mënyrë shumë e mirë për një person për të sinjalizuar për komunitetin e rekrutimit që ata janë në treg dhe mund të ndajnë disa gjëra për t’i bindur ata”, thotë Dan Shapero, drejtori i menaxhimit të produktit për LinkedIn Careers.

Megjithëse LinkedIn do të bëjë më të mirën e saj për të fshehur të dhënat tuaja nga çdo person i lidhur me kompaninë tuaj, Shapero vë në dukje se nuk mund të garantojë 100% se nuk do të shihet.

Megjithatë, ai thotë se testimi i hershëm i këtij funksion ka qenë i suksesshëm në të gjitha anët: të ashtuquajturat “kandidatura të hapura” kanë më shumë të ngjarë që të kontaktohen nga rekrutuesit dhe rekrutuesit kanë më shumë gjasa të dëgjojnë prapë nga ata.

Kandidati i hapur është në dispozicion për të gjithë përdoruesit e LinkedIn dhe mund të hapet në seksionin e preferencave (Preferences) në llogarinë tuaj.

Burimi: Shkruar nga Karissa Bell dhe publikuar në mashable.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0