Si do të duket autobusi i së ardhmes i krijuar nga Mercedes? - Business Magazine Albania

Si do të duket autobusi i së ardhmes i krijuar nga Mercedes?


Mercedes-Benz dëshiron të sjellë transportin autonom për të gjithë.

Vitin e kaluar, autobusi gjysmë-autonom i kompanisë, i quajtur ‘Bus Future’ eci pak më shumë se 12 milje nga aeroporti i Amsterdamit në Schiphol në Haarlem, një qytet jashtë Amsterdamit. Udhëtimi i autobusit ishte veçanërisht mbresëlënës sepse rruga përfshinte respektimin e dritave të trafikut, tuneleve apo korsive të biçikletave.

Mercedes thotë se kërkesa për autobusët autonomë si ‘Future Bus’ do të rritet me shpejtësi pasi popullsia vazhdon të rritet dhe nevojitet më shumë transport publik.

“Ne jetojmë në një botë gjithnjë e më urbane, ku qytetet kanë më shumë se 50% të popullsisë së botës dhe numri vazhdon të rritet me shpejtësi”, tha Wolfgang Bernhard, CEO i “Daimler Trucks and Buses”.

“Nëse gjithnjë e më shumë njerëz do të punojnë në qytete, do të dalin në pah një sërë sfidash akoma më të mëdha: një sfidë e madhe është të zhvendosim të gjithë këta njerëz dhe t’i lëvizim ato shpejt, në mënyrë të sigurtë dhe të qetë. Kjo do të thotë se do të na nevojitet transporti publik.”

Ja disa foto se si do të duket autobusi i së ardhmes:

Burimi: businessinsider.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0