10 qytetet më të mira për lançimin e startup-it tuaj - Business Magazine Albania

10 qytetet më të mira për lançimin e startup-it tuaj


Në ditët e sotme gjithnjë e më shumë qytetet e vogla po bëhen vendet më të mira për të filluar një biznes. Sidoqoftë për shumë prej nesh, pulsi i qyteteve të mëdha është ai që na mban energjikë. Për sipërmarrësit që e dashurojnë qytetin, këtu është një lajm i mirë: Ju nuk keni nevojë të lëvizni në këto qytete të vogla për të nisur një sipërmarrje të suksesshme të re. Në fakt, qytetet e mëdha janë ende vende të mëdha për të filluar.

Duke analizuar 150 nga qytetet më të populluara të SHBA-së, WalletHub zbuloi qytetet më të mira për të nisur një biznes. Studimi krahasoi dhe i ndau qytetet në një shkallë prej 100 pikësh në tri kategori, duke përfshirë mjedisin e biznesit, qasjen në burime dhe kostot e biznesit. Midis këtyre tre kategorive, raporti studioi 18 metrika relative, si norma e mbijetesës së bizneseve, startup-et për frymë, prevalenca e investitorëve dhe kostoja e jetesës.

Me rezultatin më të lartë të përgjithshëm, Oklahoma City merr titullin për vendin e parë më të mirë për të nisur një biznes. Më pas vijnë dy qytete të tjera që njihen shpesh si vende për nisjen e startup-eve: Salt Lake City dhe Charlotte, New York City.

Nëse jeni më të interesuar në Bregun Perëndimor, largohuni nga Seattle. Seattle kishte rezultatin më të ulët në listë, sepse tashmë është “ngopur” me startup-et.

Ende nuk jeni të sigurtë se në cilin drejtim duhet të shkoni? Këtu janë 10 qytetet kryesore të mëdha për të filluar biznesin tuaj të ri, sipas WalletHub:

  1. Oklahoma City
  2. Salt Lake City
  3. Charlotte New York City
  4. Tulsa, Oklahoma
  5. Grand Rapids, Michigan
  6. Durham, New York City
  7. Louis, Mississippi
  8. Austin, Texas
  9. Amarillo, Texas
  10. Sioux Falls, Dakota e Jugut

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0