Si do ta doje Businessmag? Plotëso anketën dhe përfito 20% ulje në numrin 25 të Business Magazine Albania - Business Magazine Albania

Si do ta doje Businessmag? Plotëso anketën dhe përfito 20% ulje në numrin 25 të Business Magazine Albania

Plotëso anketën

Jemi të sigurt që viti 2020 ka qenë ndër më të vështirët për të gjithë si nga ana personale, ashtu dhe në punë apo biznese. Por, ekziston fakti që nga kohët e vështira mbijnë ide dhe zgjidhje më të mira.

Ne tek Business Magazine, në përballjen me sfidat e 2020 jemi përpjekur vazhdimisht t’ia dalim të ndjekim dhe suportojmë sipërmarrjet e reja që po zhvillohen dhe të motivojmë të rinjtë me shembuj suksesi dhe modele pozitive të njerëzve që po ia dalin. Për një media nuk është e lehtë, sidomos në kushtet kur informacioni që kemi ofruar për audiencën tonë ka qenë gjithmonë i hapur dhe revista është ofruar falas. Por, besojmë se me një model të qëndrueshëm financiar ne mund të bejmë më mirë, të rrisim cilësinë e përmbajtjes dhe të ndihmojmë më shumë persona në rrugëtimin e tyre drejt suksesit, sepse ky është dhe Misioni ynë.

Të nxisim shpirtin sipërmarrës duke ofruar përmbajtje që frymëzon dhe edukon brezat.

Lexo: 10 thënie të rëndësishme të Martin Luter King, mes thënieve të shumta të publikuara në Businessmag.al

Kemi përgatitur një anketë për të arritur në një vendim dhe pikësëpari duam të marrim opinionin tënd. Do ta vlerësonim nëse do të merrje 2 minuta nga koha jote për të plotësuar anketën e mëposhtme. Nëpërmjet saj kërkojmë të gjejmë alternativat më të mira për të financuar platformën tonë.

Nëse ke ndonjë ide tjetër që mund të na ndihmojë, e mirëpresim me shumë përulësi. Në formë falenderimi për plotësimin e anketës ju do të merrni një kupon 20% zbritje për nr. e ardhshëm të Business Mag, që publikohet në Shkurt 2021. Kuponi mund të përdoret edhe për Abonimet vjeçare.

Kontribuo duke plotësuar Anketën 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0