Shtator, Festivali i Inovacionit në Tiranë. I pari i këtij lloji në rajonin e Ballkanit

Shtator, Festivali i Inovacionit në Tiranë. I pari i këtij lloji në rajonin e Ballkanit


Për herë të parë në Ballkan do të zhvillohet në shtator në Tiranë Festivali i Inovacionit. Ai përkon me Samitin Botëror të Festivalit në Toronto, e projektuar si “Festivali i së Ardhmes në Botë”.

Fabiola Duro, përgjegjëse për organizimin e këtij eventi pranë Dhomës së Tregtisë dhe Indstrisë Tiranë, thotë për Businessmag se, mbi 500 pjesëmarrës në 3 ditet e Festivalit dhe mbi 50 sipërmarrje nga i gjithë rajoni ynë, do të vijnë së bashku për të promovuar dhe prezantuar praktikat më të mira, idetë dhe projektet inovative të tyre në Tiranë@.

Sektorët potencialë të sipërmarrësve që priten të prezantohen janë: turizmi, ICT, sistemet financiare, energjia, telekomunikacioni dhe bizneset e reja start up, si dhe ato target grupe që afrojnë ndryshimin teknologjik dhe inovator.

Partneriteti në realizimin e këtij festivali, vjen mes Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës si partnere kryesore, si dhe ministria e Energjisë dhe ajo e Europës, në kuadër të diplomacisë ekonomike, Protik, AIDA, Tok Agency, Advantage Austria, Sëiss EP, Dhomat rajonale në Ballkan, etj.

Duro thotë se, “Ky partneritet vjen si një nevojë që projektet më të mira të prezantuara dhe që do të përzgjidhen nga një bord profesionistësh dhe investitorësh, të gjejnë udhën e tyre të zbatimit në terren”.

Festivali i Inovacionit në Tiranë, i pari i këtij lloji në rajonin e Ballkanit në kuadër të ËB6. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, duke parë nevojën për të rritur vlerën e shtuar të produkteve dhe shërbimeve, eksplorimin e tregjeve të reja,  ka sjellë fokusin e kompanive të reja që krijohen, por dhe të investitorëve të hershëm, të drejtojnë portofolin e tyre të investimeve  drejt projekteve inovative.

Sipas përfaqësuesve të Dhomës së Tregtisë, “kjo çon në nevojën e nxitjes së kapaciteteve të burimeve njerëzore, nxitjen e brezit të ri drejt investimeve në teknologji të reja që rrisin produktivitetin dhe konkurrueshmërinë e markës tregtare “Made in Albania”. Sipërmarrja e sheh si një partner pushtetin qendror dhe lokal për të stimuluar së bashku INOVACIONIN”.

Objektivi kryesor i eventit sipas Duros do të jetë, të qenit gati për të ndryshuar dhe vepruar pa ndërprerje duke kuptuar tendencat dhe duke parashikuar ndryshimet.

“Globalizimi stimulon rritjen e konkurrueshmërisë. Kudo në tregun global lindin konkurrentë të rinj, veçanërisht në vendet me kosto të ulët të punës. Por, lindin edhe mundësi të mëdha për të hyrë në tregjet globale”, thotë Duro.

Për çdo biznes që operon në treg, ekziston një sfidë e qëndrueshme për të mbajtur dhe mbrojtur një pozicion të caktuar në treg, madje është një sfidë edhe më e madhe për të eksploruar tregje të rinj.

Fabiola Duro thotë se, “Ky është qëllimi i Festivalit: Internacionalizimi i produkteve dhe shërbimeve inovatore. Sjellja e të gjitha ideve dhe shërbimeve inovatore në festival. Idetë do të kenë mbështetjen e diplomacisë ekonomike për t’u internacionalizuar përmes të gjitha kanaleve diplomatike dhe netëorkut të dhomave të tregtisë në Botë e organizatave të biznesit ndërkombëtar si ASCAME, EuroChambers, etj”.

Audienca e pranishme në këtë festival është e fokusuar në fusha specifike. Pjesë e aktivitetit do të jenë veç kompanive pjesëmarrëse gjatë tre ditëve të saj, investitorë të gatshëm për të njohur inovacionet dhe për të investuar në to, atashe tregtarë të përfaqësive dhe organizatave të huaja në vendin tonë që do të sjellin dhe kompani nga vendet e tyre për të mbështetur idetë e reja që do të përcjellin kompanitë shqiptare dhe rajonale. Një listë e gjatë e kompanive do të jetë nga të gjitha vendet e rajonit, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi etj. Po kështu, kompani nga Austria, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara, etj, që do të kenë takime B2B, duke mbështetur gjithashtu projektet më të mira dhe diversifikuar shërbimet e tyre në rajon.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0