Shtatë fazat e zhvillimit psikologjik të njeriut, sipas Barrett - Business Magazine Albania

Shtatë fazat e zhvillimit psikologjik të njeriut, sipas Barrett

Barrett

Babeta Rexhepi, kontributore

Richard Barrett është një udhëheqës i njohur globalisht për teoritë e tij mbi Lidershipin e bazuar në vlera, transformimin kulturor, zhvillimin personal dhe vlerësimin e mirëqenies personale, kulturore dhe shoqërore.

“Shtatë fazat e modelit të zhvillimit psikologjik”, sipas Barret, ndryshon nga shumica e modeleve të tjera të zhvillimit njerëzor që kemi parë nga psikologë të tjerë. Ai përshkruan zhvillimin individual përmes lenteve të egos-shpirtit: rritjen dhe zhvillimin e egos, përafrimin e egos me shpirtin dhe aktivizimin e vetëdijes së shpirtit.

Faza e parë ose Mbijetesa (0–2 vjeç)

Kërkesa për mbijetesë fillon para se të lindë foshnja, fillon  që në bark.

Foshnja instiktivisht di si të rregullojë funksionimin e brendshëm të trupit të tij, si të thithë dhe si t’i sinjalizojë nënës së tij se ka nevoja të paplotësuara fiziologjike. Në këtë fazë të zhvillimit, foshnja është plotësisht e varur për mbijetesën e saj nga të tjerët. Gjëja e parë që foshnja duhet të mësojë, sapo të lindë, është të ndërveprojë me botën përreth që të mund të plotësojë nevojat e saj për mbijetesë. Nëse foshnja has vështirësi në mbijetesë, foshnja mund të formojë bindje të pandërgjegjshme se bota është një vend i pasigurtë dhe i ftohtë. Pas kësaj, gjatë gjithë jetës së tij/saj, ky person do të kërkojë të kontrollojë mjedisin e tij për të siguruar plotësimin e nevojave të tij. Nëse, prindërit ose kujdestarët e foshnjës janë të vëmendshëm ndaj nevojave të tij dhe janë vigjilentë dhe reagojnë ndaj shenjave të shqetësimit, atëherë fëmija do të rritet me ndjenjën se bota është një vend i sigurt dhe njerëzve mund t’u besohet.

Konformimi (2-7 vjeç) 

Në përfundim të fazës së mbijetesës, fëmija bëhet i lëvizshëm dhe mëson të komunikojë. Kjo është koha kur mendja/truri limbik, i njohur gjithashtu si mendja emocionale, bëhet dominues. Fokusi i mendjes emocionale është në sigurinë fizike dhe emocionale, mbajtja e trupit të sigurt nga dëmtimi dhe plotësimi i nevojës së tij për dashuri dhe përkatësi. Në fillim, fëmija rebelohet: ai dëshiron atë që dëshiron, kur e dëshiron. Ende nuk ka mësuar se njerëzit nga të cilët varet mbijetesa e tyre dhe siguria e tyre gjithashtu ka nevoja. Për të përmbushur nevojat e tij, fëmija mëson të ndjekë rregullat e përcaktuara nga prindërit e tij. Ai mëson se jeta është më e këndshme, më pak kërcënuese dhe më pak e vështirë, nëse jeton në një gjendje harmonie familjare.

Nëse, për shkak të prindërimit të dobët ose mungesës së vëmendjes, fëmija ndihet i padashur, i parëndësishëm, i papranuar dhe jo i mbrojtur ose nuk ndjen ndjenjën e përkatësisë, fëmija mund të zhvillojë në mënyrë të pandërgjegjshme bindjen se nuk është i dashur.

Nëse prindërit ose kujdestarët e fëmijës janë të vëmendshëm ndaj nevojave të fëmijës, nëse rritet në një ambient të dashur, ku ndihet i sigurt dhe i mbrojtur, atëherë fëmija do të rritet me dëshirën dhe vullnetin për të krijuar marrëdhënie të përkushtuara kur të arrijë moshën e rritur.

Diferencimi (8–24 vjet)

Rreth moshës 7 ose 8 vjeç, mendja racionale bëhet funksionale.Në këtë fazë të zhvillimit, fëmija ka filluar të eksplorojë botën jashtë shtëpisë. Ndërsa marrëdhëniet familjare kanë një rëndësi të konsiderueshme për të përmbushur nevojat e sigurisë së fëmijës kur vendndodhja e jetës së tij ishte shtëpia, marrëdhëniet me bashkëmoshatarët dhe figurat e autoritetit të tilla si mësuesit, tani marrin një rëndësi të shtuar. Në këtë fazë kemi nevojë të ndihemi të pranuar dhe të pëlqyer. Të qënurit i pranuar dhe vlerësuar na krijon një ndjenjë të vetëvlerësimit, përkatësisë dhe sigurisë. Aftësitë dhe talentet që kemi na lejojnë të ndihemi të pëlqyer ndaj bëhen të rëndësishme për ne. Kur nuk i plotësoni nevojat tuaja të sigurisë në fëmijërinë ose vitet e adoleshencës, ato nuk zhduken, ato mbeten në mendjen tuaj të pandërgjegjshme. Më vonë në jetë ju mund të bëheni shumë konkurrues ose të kërkoni status ose fuqi që të mund të pranoheni si dikush i rëndësishëm ose dikush nga i cili duhet të keni frikë.

Individualizimi (25–39 vjeç)

Rreth mesit të të 20-ave ju filloni të ndjeni një impuls të ri: doni të eksploroni se kush jeni në të vërtetë. Ju dëshironi lirinë dhe ndjenjën e pavarësisë. Për ta bërë këtë, duhet të lini programimin prindëror dhe kushtëzimin kulturor dhe të gjeni mënyrën tuaj në jetë. Detyra në fazën individuale të zhvillimit është të gjeni veten tuaj autentike. Ju nuk po kërkoni më vërtetimin e të tjerëve që të ndiheni mirë me veten tuaj. Ju dëshironi të jeni të përgjegjshëm për çdo aspekt të jetës tuaj, ju doni të përqafoni dhe shprehni vlerat tuaja. Ky kalim nga varësia në pavarësi mund të jetë një nga fazat më të vështira të zhvillimit njerëzor për t’u zotëruar, sepse na sjell ballë për ballë me mbijetesën, sigurinë dhe frikën tonë të sigurisë.

Lexo: Si ndikon të qënurit proaktiv në suksesin tonë

Vetë-aktualizimi (40-49 vjet)

Kur arrini të 40-tat, shpirti juaj fillon të tregojë praninë e tij tek ju. Nëse i keni plotësuar nevojave tuaja dhe keni lëvizur me sukses gjatë fazës individuale të zhvillimit, do të filloni të kërkoni për kuptimin dhe qëllimin në jetën tuaj, do të kërkoni një thirrje që ju lejon të shprehni plotësisht unin tuaj autentik. Jeni kështu në fazën e vetë-aktualizimit. Për shumicën e njerëzve, gjetja e thirrjes së tyre zakonisht fillon me një ndjenjë shqetësimi ose mërzitjeje për punën e tyre, profesionin ose karrierën e tyre të zgjedhur, me punën që ata menduan se do t’u mundësonte atyre të ndihen të sigurt duke u siguruar atyre të ardhura të mira dhe perspektiva për përparim në rritjen e pasurisë, statusit ose pushtetit. Zbulimi i qëllimit të shpirtit tuaj jo vetëm që sjell gjallëri në jetën tuaj, por gjithashtu ndez krijimtarinë tuaj. Ju do të bëheni më intuitiv dhe do të kaloni më shumë kohë në një gjendje rrjedhjeje, të qenurit plotësisht i pranishëm në atë që po bëni dhe të ndjerit i përkushtuar dhe i pasionuar për punën tuaj.

Zotërimi i fazës së vetë-aktualizimit të zhvillimit mund të jetë sfidues, veçanërisht nëse thirrja juaj ofron më pak siguri sesa puna, profesioni ose karriera për të cilën jeni trajnuar më herët në jetën tuaj. Ju mund të ndiheni të frikësuar ose të pakënaqur duke marrë një drejtim të ri që nuk ju paguan qiranë ose financon arsimin e fëmijëve tuaj, por sjell kuptim dhe qëllim në jetën tuaj.

Disa njerëz e gjejnë profesionin e tyre herët, të tjerët e zbulojnë atë shumë më vonë, disa kalojnë tërë jetën duke kërkuar. Zbulimi dhe përqafimi i qëllimit të shpirtit tuaj është jetik sepse është çelësi për të jetuar një jetë të përmbushur.

Integrimi (50–59 vjet)

Kur të arrini të 50-at, do të dëshironi të përqafoni qëllimin e shpirtit tuaj duke bërë një ndryshim në botë. Për t’a bërë këtë do t’ju duhet të lidheni me të tjerët për të krijuar marrëdhënie të kujdesshme me ata që doni të ndihmoni dhe me ata me të cilët dëshironi të bashkëpunoni për të shfrytëzuar ndikimin tuaj në botë. Mirësevini në fazën integruese të zhvillimit psikologjik.

Lidhja me të tjerët që ndajnë pasionin dhe qëllimin tuaj janë përbërësit thelbësorë të kësaj faze. Në këtë fazë të zhvillimit, ju duhet të jeni në gjendje të njihni kufizimet tuaja, të bashkëpunoni me të tjerët, të arrini një ndjenjë më të madhe të identitetit dhe të kaloni nga të qenit i pavarur në të ndërvarur.

Lexo:

Shërbimi (60+ vjet)

Fokusi i kësaj faze të zhvillimit është në shërbimin ndaj komunitetit me të cilin identifikoheni. Bëhet fjalë për të dhënë një kontribut. Nuk ka rëndësi se sa i madh apo i vogël është kontributi juaj, ajo që është e rëndësishme është të dini se jeta juaj ka një qëllim. Lehtësimi i vuajtjeve, kujdesi për njerëzit në nevojë dhe ndërtimi i një shoqërie më të mirë janë disa nga aktivitetet që mund të dëshironi të eksploroni në këtë fazë të jetës tuaj.

Kur hyni në fazën shërbyese, do ta gjeni veten duke u bërë më nostalgjik dhe reflektues .

Ndërsa përparoni në këtë fazë të zhvillimit, do të zbuloni nivele të reja dhembshurie në jetën tuaj. Ju do të përjetoni një ndjenjë të thellë të kuptimit dhe ndjenjat e përmbushjes dhe mirëqenies që nuk i keni provuar kurrë më parë. Ju do të filloni të shihni se sa të lidhur jemi të gjithë, duke i shërbyer të tjerëve, ju do kuptoni se jeni duke i shërbyer vetes tuaj gjithashtu. Në këtë nivel të vetëdijes, dhënia bëhet njësoj si marrja.

Barret konkludon duke thënë se, sa më mirë ti menaxhoni të gjitha fazat e zhvillimit tuaj emocional, aq më e lartë do të jetë edhe mirëqenia juaj.

Babeta Rexhepi

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0