Shqiptari që po punon për Silicon Valley - Business Magazine Albania

Shqiptari që po punon për Silicon Valley

Silicon Valley

Marrë nga Monitor

Të punosh për Silicon Valley është një ëndërr. Tashmë e bërë realitet për Gerion Treska. Ai thotë se, arriti të zhvillojë një intervistë mbi një pozicion, i cili lidhej drejtpërdrejt me menaxhimin e portofolit të investimeve në startups të një prej investitorëve më në emër në atë ekosistem, përmes disa kontaktesh të përbashkëta.

“Si fillim orët e punës, përkushtimi dhe energjia që u jepet të gjitha marrëdhënieve mes themeluesve dhe investitorëve është gjithnjë dyfish krahasuar me Europën dhe Shqipërinë. Orët normale të punës në atë ekosistem nisin me 60 orë punë në javë deri në 100.

Të përshtatesh me ritme të tilla është sfidë, e cila patjetër që të rrit në shumë dimensione. Por pas pak kohësh kupton se një eksperiencë e tillë, ëndrrash, nuk e ka jetën e gjatë në një ekosistem startup-esh ende ‘bebe’. Dhe në fakt askush nuk duhet të presë që të ndodhin në ekosistemin tonë njëlloj gjërat si në SV, ka plot gjëra që duhen përshtatur dhe po ashtu shumë të tjera që nuk mund të implementohen në Shqipëri, apo qoftë edhe Ballkan.”-thotë z. Treska.

Ai shton se, ka ende punë për të bërë në rritjen e cilësisë dhe lehtësisë së përshkallëzimit së startup-eve vendase, në mënyrë që të tërhiqet vëmendjen e investitorëve të duhur.

Lexo: SpaceX nisi misionin e tretë për NASA-n në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

“Personalisht mendoj se në një kohë të shkurtër kemi bërë shumë përparim, kryesisht sepse ndërhyrja në këtë treg ka qenë minimaliste dhe tregu ka rregulluar vetë veten. Nëse ka diçka që mund të bëhet në nivel qendror është reklamimi i Shqipërisë jo si një vend me kosto të ulët, por me cilësi në rritje.”-përfundon ai.

Tregu global i start up-eve

Ekonomia globale e startup-eve vlen gati 3 trilionë dollarë, një rritje prej 20% në dy vjet. Vlera e këtij sektori shkon sa PBB-ja e Mbretërisë së Bashkuar, Francës ose Brazilit. Fillimet e drejtuara nga teknologjia nuk po kontribuojnë vetëm në rritjen ekonomike, në shumë mënyra, ato janë rritje ekonomike. Janë 30 ekosistemet kryesore për startup në të gjithë botën.

Pesë më të mirët janë: Silicon Valley, New York City, Londra, Pekini dhe Bostoni; Parisi ishte ndër 10 më të mirët, duke lëvizur dy vende nga 2017 në #9 në përgjithësi; Amsterdam – Startup Delta u ngjit në vendin 15. 9 ekosisteme europiane të startup-eve janë renditur në 30 vendet e para: Londër, Paris, Berlin, Stokholm, Amsterdam-Startup Delta, Luizanë-Bernë-Gjenevë, Mynih dhe Barcelonë.

Bazuar në të dhënat e raportit të fundit nga Global Startup Ecosystem Report (GSER), investitorët duhet të hedhin vështrimin në sektorët e mëposhtëm: Prodhimi dhe Robotika e Avancuar, Blockchain, Agtech & New Food dhe Inteligjenca Artificiale. Ndërkohë, disa nënsektorë kanë parë nivele në rënie të investimeve dhe krijimin start-up, duke përfshirë Edtech, Digital Media, Gaming dhe Adtech.

Ndërsa shumë nga vendet kryesore janë të njohura për ne, gjithashtu ka një rritje të jashtëzakonshme kudo në botë. Në të gjithë botën, ka 25 ekosisteme startup-esh me një vlerë mbi 10 miliardë dollarë secili, duke shtuar gati 1 trilion dollarë në vlerë ekonomike. Në nënsektorët me rritje të shpejtë si AI dhe Blockchain, ekosistemet e vogla por të gjalla po shfaqen me shpejtësi si zona të nxehta:

Në AI, ekosistemet për t’u përmendur përfshijnë Edmonton, Houston, Greater Helsinki dhe Taipei City. Në Blockchain, përfshijnë Beogradin dhe Novi Sad (Serbi) dhe Vankuver. Majami, i njohur prej kohësh për bizneset e reja, hyri në renditjen e 30 në botë, për herë të parë për start up.

Incentiva e inkubatorëve

Duke nisur prej 10 viteve të fundit, nismat, programet dhe mundësitë në të cilat startup rriten dhe zhvillohen janë shtuar dhe përmirësuar në cilësi. Faola Hodaj, drejtore e Inovacionit pranë Bashkisë së Tiranës thotë për “Monitor” se Shqipëria është padyshim një inkubator i madh TIK në vetvete, pasi nevojitet pak kapital për të regjistruar një startup.

Sipas saj, potenciali i vërtetë i vendit janë të rinjtë, të cilët duan të vetëpunësohen, si dhe gjithmonë e më tepër po edukohen dhe rrisin kapacitetet në fushat e teknologjisë dhe sipërmarrjes.

Znj. Hodaj shton se, që prej vitit 2015, shteti shqiptar ka një axhendë dixhitale 5-vjeçare dhe krahas kësaj, po punohet në krijimin e një axhende të re, e cila do të përfshijë një plan të ri veprimi.

Institucione të ndryshme shtetërore kanë krijuar thirrje të ndryshme me grante financiare për startup, për t’i ndihmuar ata në fazat e ndryshme te rritjes se tyre.

“Bashkia e Tiranës, si edhe bashki të tjera në vend, kanë krijuar gjithashtu skema të ndryshme grantesh dhe mbështetje për sipërmarrësit e rinj, sipas sektorëve të ndryshëm. Të rinjtë kanë mundësinë të prezantojnë idetë e tyre inovative dhe të marrin mbështetje për të ngritur sipërmarrjet e tyre”, – thotë znj. Hodaj.

Ajo ndalet edhe në ndikimin e pandemisë në këtë kontekst. “Pandemia pati ndikim në sektor, duke qenë se ngadalësoi jetën e biznesit në mënyrë të papritur. Por dua të ofroj një tjetër këndvështrim. Më është dukur interesante që kinezët e përdornin fjalën ‘krizë’ në dy kuptime: problem dhe mundësi rritjeje. Në të njëjtin kontekst mund ta lexojmë pandeminë.

Është jashtëzakonisht e rrallë që tregjet dhe konsumatorët të zhvendosen në të njëjtin trend n]ë ekonomi. Pandemia e zhvendosi sjelljen e konsumatorit drejt trendeve të reja në disa industri. Për këtë arsye, mendoj se pandemia mund të jetë një promotor i mirë për të gjithë sipërmarrësit dhe entuziastët, për të përfituar nga këto trende të përshpejtuara, duke siguruar produkte dhe shërbime të reja inovative” – shton znj. Hodaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0