Shqipëria, në sfidë për mbajtjen dhe përthithjen e talenteve - Business Magazine Albania

Shqipëria, në sfidë për mbajtjen dhe përthithjen e talenteve


 

E ardhmja e vendit tonë kërcënohet nga mungesa e talenteve, thotë prof. Arben Malaj, ekonomist, President i Institute for Public Policy and Good Governance. Në reflektimet e tij, ai merr shkas nga zhvillimet ndërkombëtare, përfshirë SHBA, ku janë rritur vështirësitë për studime.

Kjo temë merr rëndësi sot për ne për dy arsye: 1) mijëra të rinj e profesionstë po emigrojnë jashtë dhe 2) mijëra studentë gjenden në protestë disa mujore në kërkim të një arsimi cilësor dhe kosto më të ulëta.

“Vendet shumë më të zhvilluara se Shqipëria po thithin talente nga çdo vend i botës. Shqipëria, urgjentisht duhet të ketë një politikë aktive mbështetëse për talentet vendase dhe duhet të lehtësojë në maksimum thithjen nga tregun privat dhe qendrat kërkimore shkencore te talentet nga vendet e huaja, që i kanë të ardhurat për frymë më të ulëta se Shqipëria ose nga vendet në konflikte sociale apo ndër-etnike”, thotë Malaj në një status në mediat sociale.

Format sipas tij janë: thithja, promovimi, deri në dhënie të përshpejtuar të shtetësisë shqiptare, dhënia e incentivave tatimore, bërja pjesë e kapitalit të Shqipërisë, jo thjesht të kapitalit social shqiptar në sfidat e saj për një ekonomi të dijes, për një ekonomi konkuruese, për një ekonomi që prodhon produkte dhe shërbime për tregje deri globale.

Për këdo që mendon se ne nuk po mbajmë dot talentet tona dhe pse duhet të thithim talentet nga vendet e tjera, përgjigjia e tij është, “sa më shumë të talentuar të ketë Shqipëria, aq më shumë rriten mundësitë që kompani më të mëdha ta përzgjedhin Shqipërinë si qendër të zhvillimit të tyre. Shikoni ekipet kombëtare të vendeve të zhvilluara. Shikoni stafet universitare dhe akademike të vendeve të ndryshme. Shikoni peshën në rritje të minoriteteve etike, kulturore dhe shkencore në këto institucione kombëtare, europiane dhe globale”.

Çdo paqartësi dhe çdo vonesë na krijon kosto të rënda për rritje më të larta dhe të drejta ekonomike në aspektin social të ndarjes së të ardhurave nga globalizimi i tregjeve, thotë Malaj

Së fundi, është ngritur shqetësimi se edhe vende të zhvilluara si SHBA, po përballen me  diçka të tillë. Anne O. Krueger, ish-ekonomiste e Bankës Botërore dhe ish-zv/drejtoresha e parë e Fondit Monetar Ndërkombëtar, shkruan se, “Amerika po vuan në tërheqjen e talenteve. Një nga arësyet sipas saj, është se që nga zgjedhja e presidentit Trump, është bërë më e vështirë të marrësh një vizë studenti dhe studentëve të huaj që janë tashmë të regjistruar në universitetet amerikane u është dashur të shqetësohen nëse ata do të mund të udhëtojnë drejt dhe nga vendet e tyre të lindjes. Atmosfera jo mikpritëse – e mishëruar nga ndalimi famëkeq i të udhëtuarit që vendosi Trump – po pengon një numër gjithnjë e më të madh studentësh të nivelit të parë që të ndjekin arsimin e lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Indeksit Global të Talenteve, i cili publikohet çdo vit në prag të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Shqipëria fiton tre pozicione në renditje, ndonëse është përkeqësuar aftësia e vendit tonë për thithur talente.

Shqipëria renditet e 75-ta ndër 125 vende të ndryshme të botës, me 37.35 pikë ndërkohë. Një vit më parë ajo ishte në vendin e 78-të,me 37.47 pikë në mbajtjen dhe përthithjen e talenteve.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0