Shqipëria, jashtë fokusit të investitorëve - Business Magazine Albania

Shqipëria, jashtë fokusit të investitorëve


Shqipëria nuk renditet në listën e 100 shteteve me markat më të vlefshme, sipas raportit Nation Brands 2016 të publikuar së fundmi nga kompania konsulente Brand Finance, i cili vlerëson destinacionet më tërheqëse për Investimet e Huaja Direkte.

Nga vendet e rajonit, destinacioni më i preferuar për investitorët është Sllovenia, e cila renditet në pozicionin e 62. Dy vende pas saj është Bullgaria, ndërsa Serbia është e 73-a në renditje nga e 78-a një vit më parë, duke u ndjekur menjëherë nga Kroacia.

Për të mirë apo për të keq, njohja e markës ndikon ndjeshëm kur konsumatorët blejnë një produkt. E njëjta vlen edhe kur kompanitë marrin në konsideratë destinacionin e ardhshëm për të investuar. Megjithëse është e vështirë të masësh ndikimin e saktë të këtyre perceptimeve tek Investimet e Huaja Direkte, studimi i kompanisë konsulente Brand Finance synon të heqë paralele mes vendeve që kanë marka më të vlefshme dhe atyre që tërheqin më shumë investitorë.

Sipas raportit, SHBA janë marka më e vlefshme për 2016-n, duke vijuar të ruajnë dominancën. Brand Finance ia atribuon suksesin e saj të vazhdueshëm ekonomisë së shkallës së vendit, sistemit të lartë arsimor që është lider në botë dhe “fuqisë së butë që vjen nga dominanca e saj në industritë e muzikës dhe të zbavitjes”. Në vend të dytë dhe të tretë vijojnë të mbeten përkatësisht Kina dhe Gjermania, ndërsa Britania e Madhe ka kaluar në vend të pestë, duke ia lënë vendin Japonisë. Më pas, në dhjetëshe janë Franca, India, Kanadaja, Italia dhe Australia.

Pakistani ishte një nga vendet me rritje më të shpejtë të vlerës së markës, me një zgjerim prej 41%. Pakistani ka zbatuar një sërë reformash ekonomike të mbështetura nga pagesat e mëdha nga FMN. Raporti shpjegon se “çmimet e ulëta të naftës vazhduan të punonin në favor të vendit, por ashtu dhe përmirësimi i sigurisë”.

Një nga shtetet që pa një rënie më të madhe të vlerës së markës ishte Turqia, me tkurrje prej 29%. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e destabilitetit pas grushtit të dështuar të shtetit, që provokoi një reagim të fortë nga qeveria. Hyrja në Bashkimin Europian nuk ka të ngjarë të ndodhë në të ardhmen e afërt. Për më tepër, përfshirja e diskutueshme e Turqisë në Siri, së bashku me sulmet e vazhdueshme terroriste nga i ashtuquajturi Shteti Islamik, po dëmtojnë tërheqjen e vendit për investitorët.

 

/burimi: Mapo

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0