Shqipëria ia kalon Britanisë përsa i përket mbulimit me shërbimin 4G - Business Magazine Albania

Shqipëria ia kalon Britanisë përsa i përket mbulimit me shërbimin 4G


Shqipëria ka mbulim më të mirë me celular sesa Britania e Madhe. Ky është përfundimi i arritur nga raporti i hartuar nga Komisioni i Infrastrukturës Kombëtare (National Infrastructure Commission, NIC) dhe i transmetuar nga Skynews.

Sipas raportit, Britania renditet e 54-ta sa i përket mbulimit me shërbimin 4G, duke qenë se britanikët mund ta aksesojnë atë vetëm 53% të kohës. “ Rrjetet në Britaninë e Madhe nuk janë të kompletuara. Ka ende shumë ‘shkretëtira’ dixhitale në vend dhe shërbimi ynë 4G është më i keq se në shumë vende të tjera, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, Panamanë dhe Perunë”, thuhet në këtë raport. Në të citohet se qeveria britanike duhet të angazhohet më shumë për të rritur rolin e saj për të siguruar se shërbimet bazë të internetit janë të aksesueshme në rrugë, hekurudha, qendra qyteti etj.

Sipas raportit dhe renditjes së hartuar në këtë, Shqipëria (me mbi 60% mbulim), sipas këtij shërbimi, lë pas vende si Greqia, Gjermania, Zelanda e Re, Franca etj. Në vend të parë me mbi 80% mbulim me shërbim 4G renditet Korea e Jugut, e ndjekur nga Japonia, Lituania, Hong – Kongu dhe Hollanda.Në vendin e fundit sa i përket mbulimit me këtë shërbim gjendet Sri Lanka me rreth 40% mbulim të popullsisë. Sipas të dhënave zyrtare të AKEP për vitin 2015 numri i përdoruesve sipas kartave SIM u llogarit në rreth 4.7 milionë përdorues ose rreth 3% më pak në krahasim me vitin 2014. Norma e përdorimit (përdorues për 100 banorë) në fund të 2015-s ishte 120% sipas përdoruesve aktivë dhe 167% sipas kartave SIM.

 

burimi: acp.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0