Shqipëria dhe Korea e Jugut, mundësi bashkëpunimi në shumë fusha

Shqipëria dhe Korea e Jugut, mundësi bashkëpunimi në shumë fusha


Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto priti sot Ambasadorin e Koresë së Jugut,  Ahn Youngjip. Haxhinato, vlerësoi progresin dhe modelin ekonomik korean si dhe u ndal te potenciali që vendi ynë ofron ndaj investitorëve të huaj.


Ai theksoi se biznesi korean do të gjejë mundësi të shumta bashkëpunimi në Shqipëri. Ministri Haxhinasto e njohu ambasadorin Ahn Youngjip, me reformat që janë ndërmarrë në fushën e transportit si dhe projektet që tashmë janë pjesë e rrjetit kryesor Evropian.
Ministri paraqiti gjithashtu prioritetet e reformës së Ujësjellës Kanalizimeve, si dhe mundësitë për partneritet publik privat në këto sektore.Ambasadori paraqiti nismën që parashikon trajnim e kualifikim në Kore, për nëpunës zyrtar në fushën e transportit. Ai u angazhua se do të informojë kompanitë koreane për mundësitë e investimit në Shqipëri.

/ACP/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #32 - Gusht 2023
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0