Shqipëria bëhet pjesë e komunitetit më të madh të retail në botë - Business Magazine Albania

Shqipëria bëhet pjesë e komunitetit më të madh të retail në botë

Retail

Shoqata Shqiptare e tregtisë në internet sjell një tjetër mundësi për bizneset në Shqipëri. Bëhet partner me Shoptalk, një nga eventet më të rëndësishme për tregtarët me pakicë në botë. Ky partneritet u mundëson bizneseve në Shqipëri të jenë pjesë e këtij ekosistemi dhe të lidhen me homologët e tyre në të gjithë botën, duke eksploruar mundësi për zgjerime të mundshme.

Shoptalk është komuniteti më i madh në botë i inovatorëve të shitësve me pakicë. Themeluar në 2016 në USA u kthye në eventin më të madh inovator në tregtinë me pakicë në vetëm tre vite. Tani vjen edhe me evenin në Europë në 9 – 11 Maj në Barcelonë.

Ky event do të bashkojë më shumë se 3500 marka, sturtups, inovatorë, kompani teknologjie, investitorë, për të bashkëpunuar dhe për t’u përmirësuar së bashku.

Duke mos mjaftuar do të ketë edhe mbi 175 folës nga e gjithë industria në 3 ditë intensive.

AECA me fokusin e saj në përmirësimin e ekosistemit shqiptar dhe rritjen e kompanive të shoqatës përtej kufijve shqiptar, nuk kishte si të linte në hije këtë event. Për këtë arsye pas shumë diskutimesh dhe përpjekjesh mundi të bëhet partneri i këtij eventi për Shqipërinë.

Me këtë bashkëpunim, për pak ditë i jep mundësinë shitësve me pakicë në Shqipëri të jenë pjesë e eventit falas, nëpërmjet këtij linku këtu. Mundësia është e kufizuar. Vetëm pak biznese do të aprovohen me këtë mundësi nga Shqipëria, ndërkohë që për të tjerët do të jetë mbi 3000 euro bileta e pjesëmarrjes.

Biznesi mund të aplikojë këtu për një biletë falas dhe me mundësi rimbursimi të kostove të transportit. Kjo për të bërë të mundur vizionin e eventit në bashkimin e të gjithë ekosistemit në një event të vetëm.

Këtë vit, shoqata do të jetë vetë prezente në event për të takuar organizuesit dhe për të parë të gjitha mundësitë që ofrohen për kompanitë Shqiptare, në mënyrë që vitin tjetër të ketë edhe një organizim më të madh, duke u ofruar mundësi më të shumta anëtarëve të shoqatës por edhe të gjithë ekosistemit.

Disa nga mundësitë që ofron ky event për kompanitë shqiptare janë:

Mundësia për të lënë takim dhe patur 1on1 me të gjitha kompanitë pjesëmarrëse. Eventi ka një platformë ku ju jepet mundësia të skeduloni takimin tuaj. Secili që pajiset me këtë biletë në llogarinë e vet ka mundësi të rezervojë takime me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë. Duhet të regjistrohesh deri në datën 6 Prill për të marrë pjesë në këto takime.

Mundësia për të dëgjuar ekspertë nga Zalando, Amazon, Ebay, Google, Nestle, Mango dhe qindra të tjerë që i gjeni këtu

Mundësi për të gjetur investitorë, klientë apo zgjidhje përgjatë të gjitha eventeve që do të organizohen në këtë event.

Nëse hasni vështirësi në aplikim mos hezitoni të kontaktoni shoqatën tek info@aeca.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0