Shqipëri: Pasojat e koronavirusit tek industria e turizmit - Business Magazine Albania

Shqipëri: Pasojat e koronavirusit tek industria e turizmit

Turizmi është një nga sektorët më të goditur në Shqipëri nga pandemia e COVID-19. Përfaqësues të operatorëve turistikë thonë se kriza në sektorin e turizmit pritet të shtrihet gjatë të gjithë vitit dhe se kërkohet mbështetje nga institucionet shtetërore për të shpëtuar të ardhmen e këtij sektori të rëndësishëm për ekonominë e vendit.

“Pandemia ndikoi shumë në të gjithë sektorët, por tek operatorët turistikë krijoi një situatë pothuajse kolapsi. Komplet sektori turistik, jo vetëm operatorët, por edhe transporti turistik, zingjiri i hotelerisë, i gjithë sektori që është pas turizmit, është në nivel zero dhe, më e keqja është se, nuk po dimë kur do të ketë një riaktivizim, kur do të fillojmë të marrim pak frymë, kur do shikojmë një dritë në fund të tunelit”, thotë përfaqësuesi i shoqatës së operatorëve turistikë në Shqipëri, Sokol Hoxha.

Ai shton se ditët e fundit ka sinjale pozitive për një rifillim të ngadaltë të tureve turistike nga vende të ndryshme, por ai shton se është e nevojshme që komunitetet lokale të ndërgjegjësohen për zbatimin e masave antikovid, si një kusht i domosdoshëm për të krijuar siguri për turistët që vizitojnë vendin.

“Kanë filluar disa bjellorusë, po fillojnë ukrainasit, polakët janë të gatshëm për të rifilluar. Shpresoj që, ndoshta nga gjysma e korrikut dhe gushti me shtëpi diçka, të paktën jo për grupe turistike të mëdha, por të paktën për hotelerinë. Por është edhe diçka që ka të bëjë me natyrën e vendit tonë. Ne shquhemi ndër njerëzit që nuk respektojmë masat dhe, me ketë, ne vetëm vetes i bëjmë dëm”, thotë zoti Hoxha.

Goditja që ka pësuar sektori i turizmit në Shqipëri nga pandemia dhe masat e forta, që shoqëruan prej gati katër muaj gjendjen e fatkeqësisë natyrore COVID-19, pritet të ndjehen përgjatë gjithë këtij viti e ndoshta edhe më tej. Ndaj operatorët turistik ndjejnë nevojën e mbështetjes nga shteti

“Të gjithë duhet të jenë të dakortësuar për të ndihmuar sektorin e turizmit, me ndihmuar hotelet, operatorët turistik. Duhet minimalisht me ulë taksat lokale. E di se shteti nuk funksionon pa taksa, po njerëzit janë në situata shumë të vështira. Po kështu edhe situata e bankave pasi nuk ndihmohet me kredi 4 a 5 përqind. Duhet të bëjmë atë që po bëjnë vendet e rajonit për të ndihmuar këtë sektor”, thotë zoti Hoxha.

Të dhënat e viteve të fundit dëshmojnë̈ se turizmi është një̈ ndër sektorët që sjell më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, atë të sipërmarrjes dhe të familjeve shqiptare. Me një̈ kontribut direkt në prodhimin e brendshëm bruto prej 8,5% dhe një tregues prej më shumë se 350 mijë të punësuarish, këtë vit, për shkak të pandemisë, sektori i turizmit pritet të pësojë rënie të ndjeshme duke ndikuar në të gjithë ekonominë e vendit.

VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0