Shpiket roboti që gatuan në 5 minuta - Business Magazine Albania

Shpiket roboti që gatuan në 5 minuta

Një grup ish-punonjësish të SpaceX duket se do të shkatërrojnë industrinë 45 miliardë dollarëshe amerikane të picave, me ndihmën e robotit  të tyre.

Stellar Pizza, do të gatuajë pica perfekte nga një robot brenda 5 minutash. Synimi i tyre është ruajtja e çmimeve të përballueshme, picat me diametër 30 centimetër do të kushtojnë nga 7-12 Dollarë dhe konsumatorët mund të zgjedhin deri në 10 kombinime shijesh.

Makineria mund të kthejë një top brumi në një rreth dhe të përhapë në sasi të barabarta salcat dhe kombinimet e tjera. Roboti u dizenjua me pajisje elektroshtëpiake, kontrollohet nga një program i posaçëm për të dhe do të vendoset brenda një kamionçine.

Në pamje tregohet procesi i plotë që nga hapja e brumit e deri te vendosja e produkteve. Më pas, pica vendoset brenda një prej katër furrave për t’u pjekur.

Do të ketë edhe punonjës të cilët do t’i dorëzojnë picat klientëve. Stellar Pizza mori edhe një financim prej 16.5 milionë Dollarë nga Jay-Z dhe për herë të parë do të vendoset në Universitetin e Kalifornisë.

Lexo: WhatsApp bllokon “screenshot” në përmbajtjet “View Once”

 

Brumi i picave përgatitet brenda kamionçinës dhe fermentohet për disa ditë që shija të jetë më komplekse dhe e fortë. I quajtur edhe si “një raketë brenda rrotave”, roboti ka kapacitetin për të bërë 420 pica. youtube

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0