Shpëtoi Donald Trumpin, FDA miraton ilaçin me antitrupa Regen-COV2 - Business Magazine Albania

Shpëtoi Donald Trumpin, FDA miraton ilaçin me antitrupa Regen-COV2

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) lëshoi të shtunën autorizimin për përdorim urgjent të terapisë me antitrupa kundër COVID-19, të kompanisë farmaceutike Regeneron, i njëjti trajtim eksperimental që iu dha Presidentit Donald Trump dhe që ai tha se e ndihmoi të shërohej nga sëmundja. FDA-ja tha se antitrupat monoklonalë, duhet të përdoren për trajtimin e pacientëve, fëmijë apo të rritur, me simptoma të buta e të moderuara të COVID-19-s, tek të cilët sëmundja është në rrezik të lartë për të përparuar në simptoma më të rënda. Kjo përfshin dhe trajtimin e personave që janë 65 vjeç e sipër apo ata me disa sëmundje kronike të caktuara.

Trajtimi është pjesë e një lloji barnash të njohura si antitrupa monoklonalë, që janë kopje të prodhura të antitrupave që prodhon trupi i njeriut për të luftuar infeksionet. I ashtuquajturi “kokteji i antitrupash”, Regen-COV2, që përmban një antitrup të prodhuar nga kompania dhe një të dytë të marrë nga njerëzit e shëruar nga COVID-19, është prodhuar në mënyrë të tillë që të dy antitrupat të lidhen me proteinat e koronavirusit për ta parandaluar atë të hyjë në qelizat e shëndetshme të njeriut.

LEXO: Aspirina, një ilaç i mundshëm anti-COVID

Kompania Regeneron tha të shtunën se provat klinike me pacientë jo të shtruar sugjerojnë se antitrupat monoklonalë si REGEN-COV2 japin rezultate më të mëdha kur jepen menjëherë pas diagnozës dhe tek ata pacientë të cilët sistemi imunitar i tyre ende nuk ka reaguar ndaj sëmundjes apo me ngarkesë të lartë virale. Kompania tha se pret që deri në fund të këtij muaji të ketë doza të mjaftueshme për trajtimin me REGEN-COV2 të rreth 80 mijë pacientëve, ndërsa në javën e parë të janarit do të ketë doza për rreth 200 mijë pacientë të tjerë dhe për 300 mijë deri në fund të po atij muaji (janarit). FDA-ja thotë se antitrupat nuk janë autorizuar t’u jepen pacientëve të shtruar në spital për shkak të koronavirusit ose që kërkojnë terapi me oksigjen për shkak të COVID-19.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0