Duhen shumë para për të mbajtur të sigurt Mark Zuckerberg. Facebook paraqiti kompensimin e saj ekzekutiv për vitin 2019 pranë KSHZ-së të premten, duke zbuluar se sa shpenzoi në sigurinë personale për drejtuesit e saj kryesor vitin e kaluar.
Lexo: Trump i ndërpret fondet OBSH-së. Bill Gates reagon ashpër
Drejtori i Përgjithshëm Mark Zuckerberg nuk tërheq pagë nga Facebook, por kompania ka shpenzuar 23.4 milionë dollarë për sigurinë e tij fizike vitin e kaluar.
Përfshirë në këtë shifër ishte një ndihmë prej 10 milion dollarë për familjen e Zuckerberg, plus 2.9 milionë dollarë në kosto për përdorimin e tij të avionëve privatë.
Shifra është vetëm pak më e lartë se shpenzimet e 2018 prej 22.5 milionë dollarësh për. Më parë shpenzimet e Ceo të Facebook për sigurinë kishin qenë më pak astronomike, por pas skandalit të të dhënave nga Cambridge Analytica të vitit 2018, firma tha që duhej të shpenzonte ekstra për sigurinë sepse Zuckerberg ishte i shoqëruar me të metat e Facebook.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto