Shpallet Logo fituese për Cens-in e Popullsisë dhe Banesave 2020

Shpallet Logo fituese për CENS-in e Popullsisë dhe Banesave 2020


Duke filluar nga tani CENS ka një logo të re, logo që do ta shoqërojë për tre vitet e ardhshme. Ajo do të jetë pjesë e të gjitha publikimeve të CENS, si logo identifikuese.

Në konkursi aplikuan 49 të rinj dhe Komisioni i përbërë nga përfaqësues të INSTAT-it dhe profesorë të Universitetit të Arteve të Bukura, përzgjodhën tre vendet e para.

Logoja fituese u krijua nga Tomas Kuka, student në UET. Me një design të thjeshtë dhe info shtesë tek shkronja e tretë ajo u vlerësua si logoja më e mirë. Me këtë punim, Tomas fitoi një kompjuter Apple.

Vendi i dytë shkoi për nxënësen e liceut Jordan Misja, ndërsa vendi i tretë për një nga studentët e Arteve të Bukura.

Çmimet u ndanë nga përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri Brian J. Williams. Në fjalën e tij, ai theksoi rolin e INSTAT dhe CENS në shoqëri dhe demokraci. Sipas tij, këto dy institucione duhet të jenë institucione të pavarura, ashtu siç edhe është Avokati i Popullit. “Duke qenë se Cens do të na shoqërojë për shumë vite në vazhdim, duhet që minimalisht rinia të kuptojë rolin e tij”, theksoi ai.

Lexo:  Shqiptarët rrisin shpenzimet për kulturën

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0