Shoqëri e përbashkët për mirëmbajtjen e TAP dhe shtrirjen e rrjetit gazsjellës në Shqipëri

Shoqëri e përbashkët për mirëmbajtjen e TAP dhe shtrirjen e rrjetit gazsjellës në Shqipëri


 

“Albgaz” kompania shtetërore shqiptare e gazit dhe ajo italiane “SNAM” kanë firmosur në Tiranë marrëveshjen e krijimit të një shoqërie të përbashkët. Sipas, burimeve zyrtare të ministrisë së Energjisë, shoqëria ka objektiv mirëmbajtjen e tubacionit të gazsjellësit TAP për pjesën që kalon në territorin e Shqipërisë.

Struktura e aksioneve ndahet në raportin Albgaz 75% dhe SNAM 25%. Kompania italiane SNAM garanton kualifikimin e punonjësve të Joint Venture dhe transferimin e njohurive teknologjike sipas standardeve të sektorit.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri tha se, “Kjo marrëveshje erdhi pas një negociate intensive, pas një procedure të hapur e ndërkombëtare mes kompanive më të mira europiane, të cilat shprehën interesin për t’u bërë partnere me Albgaz-in shqiptar duke demonstruar se interesi ka qenë shumë i lartë. Ne përzgjodhëm sipas meritës një nga kompanitë më të mëdha botërore SNAM e Italisë që është dhe aksionere në konsorciumin TAP”.

Gjatë procesit të negociatave, qeveria shqiptare u ndihmua nga konsulentët e kompanisë “Roland Berger”. Me mbështetjen e qeverisë zvicerane kompania shqiptare mori asistencë teknike për rritjen e kapaciteteve të infrastrukturës së gazit në Shqipëri.

Gjiknuri ka rikujtuar se angazhimi i Albgaz në mirëmbajtjen e TAP u arrit falë rinegocimit të marrëveshjes në vitin 2016. Administrimi i mirëmbajtjes së gazsjellësit TAP nuk qe një e drejtë që i takonte Shqipërisë. Përkundrazi, ka qenë këmbëngulja e kësaj qeverie por dhe vullneti i mirë i konsorciumit që ne të fusnim në lojë një nga kompanitë shqiptare. Për këtë arsye, meqenëse ne na mungonin eksperiencat, kërkohej që të kishim një partner ndërkombëtar. Jemi të lumtur që zgjidhëm SNAM-in e Italisë dhe tanimë fusim një shërbim të ri në Shqipëri. Pra, një kompani shqiptare bashkë me kompaninë italiane, por që në përspektivë e gjithë kjo dije e njohuri do t’i transferohet kompanisë shqiptare do të jetë në gjendje të ofrojë një shërbim të mirënjohur nga pikëpamja ndërkombëtare”.

I pranishëm në ceremoninë e firmosjes, ambasadori italian Alberto Cutillo shprehu kënaqësinë për këtë marrëveshje.

 “Si ambassador i Italisë jam shumë i kënaqur për firmosjen sot të kësaj kompanie të përbashkët. Një punë e gjatë e bërë këto kohë nga SNAM e Albgaz për të ardhur deri tek kjo firmosje. Mendoj se kur u mor vendimi për TAP-in, Shqipëria kishte përpara një zgjedhje nëse do të lejonte thjesht kalimin e këtij tubi përmes vendit apo të bënte të mundur shndërrimin e këtij tubacioni në një burim ekonomie dhe zhvillimi. Mendoj se gjatë muajve dhe viteve të ardhshme bashkëpunimi me SNAM do të funksionojë dhe do të mund të zhvillohet në Shqipëri sektori i gazit edhe me ndihmën italiane”, u shpreh Cutillo.

Shoqëria e përbashkët e krijuar nga Albgaz dhe SNAM ka filluar tanimë negociatat me TAP-in për marrëveshjen e shërbimeve operacionale dhe të mirëmbajtjes. Brenda vitit 2019 pritet të përmbyllen edhe rekrutimet e punonjësve dhe trajnimet e tyre në Itali e në Shqipëri. Aktiviteti mirëmbajtjes do të fillojë qysh pas trainimit bazë, pra kryesisht gjatë vitit 2019. Pas vitit 2020, kur pritet edhe fillimi i operimit të TAP, shoqëria e përbashkët do të ofrojë gjithë spektrin e shërbimeve në fjalë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0