Shoqata e bankave: Për herë parë zbret niveli i kredive të këqija nën 20%

Shoqata e bankave: Për herë parë zbret niveli i kredive të këqija nën 20%


Për herë të parë që nga viti 2011 niveli i kredive me probleme ka zbritur në nëntor në 19.9 %. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Shoqata e Bankave sipas së cilës kundrejt muajit tetor është shënuar një rënie prej 0.5 pikë %, kurse në raport me një vitë më parë rënia është vlerësuar në 2.9 %.

Mësohet se një kompani nga 35 debitorët më të mëdhenj që kanë rreth 60 % të huasë problematikë ka përfunduar procesin e ristrukturimit duke u hequr nga lista, ndërsa janë dhe tre kompani të tjera ende në proces. Kjo rënie e nivelit të kredive të këqija ka ndodhur për shkak të ristrukturimit dhe fshirjes nga bilanci i bankave të huave që nuk kanë mundësi mbledhjeje.

Në verën e vitit të kaluar disa institucione mes të cilave Banka e Shqipërisë, ministria e ekonomisë si dhe disa institucione të tjera hartuan planin e ristrukturimit të kredive me probleme, pjesë e së cilës është edhe çuarja për faliment e 35 kompanive që kanë pjesën dërrmuese të kredive me probleme.

Por afatet e planit kanë ndryshuar disa herë ndonëse ristrukturimi i disa kompanive ka filluar,pasi miratimi i ligjit të ri të falimentit, që planifikohej në muajin Tetor të vitit 2015 ende nuk ka nisur të shqyrtohet në Kuvend dhe ende nuk është bërë efektiv.

/ACP/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0