Shkolla “Pashko Vasa” fiton Sfidën e Kodimit me pajisjen micro:bit

Shkolla “Pashko Vasa” fiton Sfidën e Kodimit me pajisjen micro:bit


Në Sfidën e Kodimit, e dyta në nivel vendi, me pajisjen micro:bit doli fitues ekipi i shkollës 9-vjeçare “Pashko Vasa’’, nga Shkodra. Kjo Sfidë u organizua në kuadër të programit ‘’Shkollat e Shekullit 21’’ të cilin në Shqipëri e implementon British Council në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, të cilin e financon qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Në këtë Sfidë ishin të ftuar të merrnin pjesë të gjitha shkollat që kanë përfunduar trajnimet e programit “Shkollat e Shekullit 21” dhe kanë pranuar pajisjet Micro:bit. Pas vlerësimit të 120 projekteve të dorëzuara nga shkollat në mënyrë digjitale një juri ekspertësh ka përzgjedhur 20 projektet më të mira për t’u prezantuar në Sfidën e Kodimit në Tiranë. Tema e Sfidës ishte t’i përgjigjej qëllimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDGs) të Kombeve të Bashkuara.

Drejtori i British Council për Shqipëri, Angus Bjarnason tha me këtë rast: “Unë jam i impresionuar nga krijimtaria, puna ekipore dhe entuziazmi i nxënësve të cilët i treguan këto përmes projekteve të tyre, duke qenë se këto janë vlerat e profesioneve të së ardhmes. Është e mrekullueshme të shihet ndikimi pozitiv që ka pasur programi në shkollat e Shqipërisë”.

Nxënësit Eva Pjetri dhe Eduart Lufi, realizuan projektin fitues me emër “Safely living/Jetesë e sigurt’’. Synimi i projektit të tyre ishte sensibilizimi i nxënësve dhe komunitetit si të jenë të sigurt në qytetin e tyre përmes parandalimit të rreziqeve në mjediset publike dhe jo publike Vendin e dytë e fitoi shkolla “Edith Durham’’ nga Tirana, ndërsa vendin e tretë ekipi i shkollës ’’Liko Kostandini’’ nga Fieri.

Lexo: Sfida IDEA hap aplikimet për vitin 2020Në këtë ngjarje ishin prezent zv. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë znj. Nina Guga, zv. Ambasadori i Britanisë në Shqipëri Jason Ivory, si dhe përfaqësues të Drejtorive Rajonale Arsimore.  Zv.Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë znj. Nina Guga tha: “Ju përgëzoj për punën e bërë deri më tani, jam shpresë plotë që ky projekt do të masivizohet me më shumë ide tuaja novatore e kreative të cilat do të gjejnë zgjidhje nëpërmjet pajisjeve teknologjike.’’

Me këtë rast, zv. Ambasadori i Britanisë theksoi: “Me rëndësi madhore është fakti që nxënësit në Shqipëri kanë mundësi të jenë në kontakt me mjete mësimore që përdoren prej fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar pasi kështu ngushtohet hendeku digjital ndërmjet tyre dhe ju ofron te njëjtat mundësi punësimi në të ardhmen.“ Dy vendet e para të Sfidës së Kodimit në nivel të vendit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në Sfidën rajonale, e cila do të mbahet si pjesë e Samitit Digjital për Ballkanin Perëndimor në prill 2020 në Tiranë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0