Sfida IDEA hap aplikimet për vitin 2020

Sfida IDEA hap aplikimet për vitin 2020


Projekti IDEA ka hapur aplikimet për vitin 2020 për konkursin e planeve të biznesit. Aplikimi është i hapur për individët që kanë një ide biznesi dhe duan ta vënë atë në jetë. Pjesëmarrësit që do të përzgjidhen do të marrin pjesë në mentorim si dhe do të kenë mundësi të përfitojnë edhe grantet e vëna në dispozicion për këtë projekt. 

Çfarë e bën Sfida IDEA 2020 kaq të veçantë?

Aplikimi i një prej praktikave më të mira ndërkombëtare me emrin CEFE për trajnimin e sipërmarrjes, ndikimin e provuar në jetën e përfituesve nga IDEA 2018,2019, përqasjen e zhvillimit intensiv të aftësive duke kombinuar trajnimin, coaching/këshillim, mentorim.
Sfida IDEA 2020 do të fillojë me 400 biznese te reja në të gjithë Shqipërinë, dhe do te realizohen 6 konkurse rajonale. Fituesit e çdo rajoni do të konkurrojnë në nivel kombëtar.

Kush dhe ku mund të aplikojë?! 
Mund të bëhen pjesë e sfidës femra dhe meshkuj që janë në fazat e hershme të aktivitetit të tyre sipërmarrës apo me biznese që nuk kanë më shumë se 3 vjet që operojnë dhe të cilin synojnë ta zgjerojnë, janë të ftuar të regjistrohen për fazën e parë: trajnimin për sipërmarrjen në shkallë të gjerë. Thjesht dërgoni aplikimin tuaj për IDEA përmes formularit të aplikimit online. Në rrjetin social www.facebook.com/ideaalbania ose në http://idea.cefe.net/apliko-tani/?lang=sq

Lexo: Startup, ja 5 fituesit e IDEA 2019

Përmes metodës CEFE, të rinjtë sipërmarrës bëhen pjesë e situatave reale të biznesit, ç’ka i bën ata të jenë të përgatitur e të dinë të reagojnë më mirë, kur kjo situatë u ndodh në biznes. Medodologjia CEFE kombinon trajnimin, këshillimin dhe mentorimin.

Projekti zhvillohet kuadër të bashkëpunimit gjermano-shqiptar dhe me mbështetjen e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS) dhe Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0