Shkencëtarët po zhvillojnë  video-lojra që mund të kontrollohen nga mendja e njeriut

Shkencëtarët po zhvillojnë  video-lojra që mund të kontrollohen nga mendja e njeriut


Studiuesit zvicerian po zhvillojnë një teknologji, e cila u mundëson njerëzve me aftësi të kufizuara të luajnë videolojëra, duke përdorur vetëm mendjen e tyre.

Programi, i quajtur ‘Brain Driver’, po drejtohet nga njerëz përfshirë Samuel Kunz, i cili mbeti i paralizuar pas një aksidenti. Ai shprehet se ky testim kërkon shumë praktikë dhe përpjekje. Sipas tyre, qëllimi përfundimtar i projektit, është të ndërtojë një sistem përmes së cilit një komandë mund të kontrollohet nga sinjalet e trurit të përdoruesit të tij, duke ndihmuar ata që kanë lëvizshmëri të kufizuar. “Unë duhet të jem shumë i përqëndruar. Lidhja midis gishtërinjve dhe trurit tim nuk është më. Unë ende përpiqem të lëviz gishtat vetëm në kokën time, ndaj duhet shumë përqendrim për ta bërë atë saktësisht në të njëjtën mënyrë çdo herë” tha Kunz.

Por, si funksionon?

Avatarët në internet kontrollohen nga sinjalet e trurit, të transmetuara në kompjuter me elektroda të bashkëngjitura në kokat e përdoruesve, shpjegon Dr. Rea Lehner. “Pra, këto elektroda janë të lidhura me një përforcues dhe më pas me kompjuterin dhe në fund me algoritmet tona.  Pastaj algoritmet llogarisin sinjalin e trurit dhe dërgojnë komanda në lojë, që piloti ynë mund të kontrollojë. Këto prova komplekse si sinjale te truri, janë të dobëta në krahasim me aktivitetin e muskujve. “Ne duhet të sigurohemi që të filtrojmë çdo aktivitet të muskujve”.

Lexo: Si të mbani mend gjithçka që lexoni, sipas shkencës

Një nga sfidat më të mëdha për neuroshkencëtarët në projekt ishte në të vërtetë diçka që funksionon për të mbrojtur trurin, kafkën. “Kafka është një izolant shumë i mirë, që mbron trurin tuaj, por gjithashtu mbron sinjalet që truri juaj po prodhon”,- shpjegon Nicole Wenderoth, profesori i Cyrihut kontrolli i lëvizjes. Brezi i ardhshëm i teknologjisë mund të shohë shkencëtarët që vendosin sensorë jo-invazivë dhe elektroda në vetë trurin.

Euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0