Shkencëtarët: Koronavirusi nuk do të largohet as kur të rriten temperaturat

Shkencëtarët: Koronavirusi nuk do të largohet as kur të rriten temperaturat


Kjo deklaratë vjen si kundërshti e asaj të Presidentit Donald Trump, i cili ditë më parë u shpreh se  “kur koha të ngrohet, koronavirusi mrekullisht do largohet”.

Lexo: Rama: Kartat e identitetit janë të vlefshme edhe pse mund t’u ketë përfunduar afati

Por këtë e ka mohuar paneli në fjalë i shkencëtarëve, ku në një letër drejtuar Shtëpisë së Bardhë thuhet se koronavirusi nuk do largohet edhe pasi koha të ngrohet. Në letrën e tyre, anëtarët e një komiteti të Akademisë Kombëtare të Shkencave kanë thanë se ekzistojnë disa prova që tregojnë se temperaturat e larta ndikojnë kundër koronavirusit, por imuniteti i njerëzve është shumë i dobët ndaj tij, prandaj nuk do jetë aq e lehtë për ta parandaluar.

“Ekzistojnë disa prova që sugjerojnë se koronavirusi mund të transmetojë më pak efikasitet në mjedise me temperaturë më të lartë, sidoqoftë, duke pasur parasysh mungesën e imunitetit të hostit globalisht, kjo ulje e efikasitetit të transmetimit nuk mund të çojë në një ulje të konsiderueshme të përhapjes së sëmundjes”, thuhet në letër.

Letra vuri në dukje shembullin e një studimi në Kinë, ku tregonte se edhe në kushte maksimale të temperaturës dhe lagështisë, virusi përhapet në mënyrë eksponenciale. Letra thekson se virusi po përhapet edhe në vendet me mot të ngrohtë.

“Duhet të kemi parasysh se edhe vendet që aktualisht kanë një klimë verore si Australia dhe Irani, po përjetojnë përhapje të shpejtë të virusit. Nuk supozohet aspak një rënie e rasteve me koronavirus nga klima e ngrohtë apo lagështia e madhe, shkruhet në letër.

Lexo: COVID-19, Shtyhet Samiti i Zagrebit për Ballkanin Perëndimor

Shkencëtarët i dërguan këtë letër, Kelvin Droegemeier në Zyrën e Politikës së Shkencës dhe Teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë.

Burimi: CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0