“Shitjet me pakicë u rritën sipas parashikimeve me 1,1 %, më shumë se dyfishi i rritjes prej 0,5 % në muajin Maj”, njoftoi zyra e Statistikave Federale “Destatis”.
Rritja e tyre gjatë muajit Qershor përfaqëson rritjen më të madhe që prej Tetorit.
Lexo: Shitjet globale të e-Commerce kapin shifrën e $1.9tr
Pritshmëritë e analistëve ishin që shitjet me pakicë të shënonin një fitim prej vetëm 0,2 % gjatë muajit të kaluar.
“Besimi i konsumatorëve mbetet i shkëlqyeshëm”, tha Instituti i Kërkimeve të Tregut me bazë në Nuremberg, javën e kaluar, sipas të cilit treguesi i besimit të konsumatorit i parashikuar, muajin e ardhshëm do të rritet me 10,8 pikë.
“Punësimi ka arritur nivelin më të lartë që prej unifikimit gjerman 27 vjet më parë, duke u rritur me 1,5 % (ose numri i të punësuarve ka shkuar në 44,2 milionë) në Qershor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar”, njoftoi Destatis.
Shitjet vjetore të shitjeve me pakicë u rritën me 1,5 % gjatë muajit Qershor.
Burimi: arbresh.info