Shfletuesi Firefox në iOS debuton zyrtarisht në platformën Apple

Shfletuesi Firefox në iOS debuton zyrtarisht në platformën Apple


E ka testuar që në muajin Maj një version të shfletuesit dhe tani Firefox për iOS është live në dyqanin e aplikacioneve të Apple lehtësisht i shkarkueshëm për të gjithë përdoruesit e një iPhone, iPad dhe iPod Touch.

Jemi në dijeni të metodologjisë së përditësimeve në faza të shfletuesve Firefox dhe sigurisht që kjo është arsyeja, e cila fshihet pas vonesës prej 6 muajsh deri në një disponueshmëri publike të aplikacionit.

Mbase supriza më e madhe është ndryshimi i kursit “armiqësor” të fondacionit Mozilla ndaj platformës popullore të Apple. Një version i limituar i aplikacionit krijoi një panoramë të qartë drejt finalizimit.

Por ekziston mjaftueshëm konkurrencë në këtë aspekt në iOS. Apple ka një armë të fuqishme që quhet Safari, ndërsa Google zotëron popullaritetin e Chrome në desktop. Opera është po aty, ndërkaq nuk mungojnë as të rinjtë si Adblock me një premtim tundues siç është bllokimi i reklamave të bezdisshme.

Por çfarë të veçante ka shfletuesi i Mozilla?

Sigurisht që arsyeja e udhëtimit drejt iOS është ardhja në ndihmë të përdoruesve të version desktop të cilët tani kanë mundësi të importojnë të dhënat e ruajtura, historikun dhe fjalëkalimet në iPhone, iPad dhe iPod.

Nga ana tjetër Mozilla shpreson se sistemi i saj i menaxhimit të dritareve dhe modaliteti unik privat të tërheqë edhe përdoruesë të rinj potencialë. Shfletuesi shfaq një performancë të këndshme në iOS por është vështirë të flitet për diferenca të mëdha mes shfletuesve si në aspektin e funksionaliteteve por edhe shpejtësisë.

A mendoni se ja vlen të kaloni nga Chrome në Firefox për një diferencë të vogël në performancë? Shumica nuk janë e këtij mendimi nxitur edhe nga kokëfortësia e Mozilla ndaj iOS.

/PC World Albanian/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0