I pranishëm në event ishte edhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj. Çmimi për sheshin “Skënderbej” u dha nga një juri ndërkombëtare.
Në konkurrim ishin 279 projekte nga 32 shtete europiane dhe vendi i parë u fitua nga sheshi “Skënderbej”.
Çmimi Europian për hapësirën publike urbane është një konkurs dyvjeçar organizuar nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës, me qëllim për të njohur dhe për të inkurajuar projektet e rimëkëmbjes dhe mbrojtjen e hapësirës publike në qytetet tona.