Shërohen 15 pacientë, vetëm 7 të prekur me COVID-19

Shërohen 15 pacientë, vetëm 7 të prekur me COVID-19


7 pacientë me koronavirus janë identifikuar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 773.

Mbrëmjen e 29 prillit një 71-vjeçar nga Shkodra, i sëmurë me Covid-19, ndërroi jetë. Ai ishte prej 1 muaji në gjendje të rëndë dhe vuante nga disa sëmundje të tjera si sëmundje të zemrës, anemia, hipertensioni dhe diabeti.

15 persona janë shëruar, duke e çuar totalin në 470.

Marjeta Dervishi, nga ISHP bëri me dije se të infektuarit gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.

Lexoni: Universitetet do të hapen, studentët, që diplomohen kthehen të parët

Në 24 orët e fundit janë testuar 225 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 8253 persona, prej të cilëve janë:

– 773 të infektuar,

– 31 viktima;

–  470 të shëruar,

–  272 të infektuar aktivë;

– 31 të shtruar tek spitali Infektiv, 6 prej të cilëve janë në terapi intensive; një i intubuar,

– 5 të shtruar tek Sanatoriumi, 1 prej të cilëve në terapi intensive në gjendje të rënduar, 4 ndodhen në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve deri më 30 prill është:

– Tiranë, 318 pacientë, 187 prej të cilëve të shëruar,

– Durrës, 42 pacientë,

– Lushnje, 7 pacientë,

– Elbasan, 18 pacientë,

– Fier, 37 pacientë,

– Kavajë, 9 pacientë,

– Rrogozhinë, 4 pacientë,

– Korçë, 19 pacientë,

– Vlorë, 5 pacientë,

– Shkodër, 108 pacientë,

– Lezhë, 14 pacientë,

– Berat, 4 pacientë,

– Has, 14 pacientë,

– Krujë, 102 pacientë,

– Tropojë, 4 pacientë,

– Pukë, 5 pacientë,

– Mirditë, 5 pacientë,

– Kukës, 18 pacientë,

– Mallakastër, 1 pacient,

– Kurbin, 31 pacientë,

– Mat, 1 pacient.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0